E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, Gjykata e Korçës cakton “arrest shtëpie” për mjekun 72-vjeçar

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjekun kirurg N.N., i akuzuar për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një paciente 21 vjeçare.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 2 orë. Prokuroria ka paraqitur para gjykatës provat të cilat, sipas akuzës, implikojnë kirurgun 72-vjeçar.

Prokurori i ka kërkuar gjykatës që për shkak të moshës, të akuzuarit t’i caktohet masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe të vlerësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë, kërkesa që janë pranuar nga gjykata.

Gjatë seancës, kirurgu nën akuzë për ngacmim seksual ka mbajtur qëndrim mohues, ashtu sikurse edhe gjatë marrjes në pyetje. Mjeku u arrestua 3 ditë më parë pas denoncimit nga pacientja e tij 21 vjeçare për ngacmim seksual.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›