E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën 70-vjeçari në plazhin e Velipojës (EMRI)

Një pushues ka humbur jetën këtë të hënë në plazhin e Velipojës.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se viktima është shtetasi Seladin Bytyqi, 70 vjeç, nga Kosova.

70-vjeçari dyshohet se ka pësuar infarkt pasi ka hyrë në ujë.

Pas ngjarjes, pushues të tjerë, së bashku me shërbimin e urgjencës së Velipojës, i kanë dhënë ndihmën e parë, por, pavarësisht përpjekjeve, 70-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Pas kësaj ngjarjeje kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›