E Diel, 1 Nëntor 2026

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Një grua ka mbetur e plagosur mbrëmjen e sotme në aksin Gramsh-Cërrik, pasi u përplas nga një motor që lëvizte me shpejtësi.

​Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25. Si pasojë e goditjes, këmbësorja pësoi dëmtime të shumta.

​Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili menjëherë pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›