Dzeko human, shet bluza për Sarajevën

Sulmuesi boshnjak i Manchester Cityt, Edin Dzeko njihet për dashurinë e tij që ka për kombin dhe vendlindjen e tij, Sarajevën.
Dzeko kësaj radhe ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të ndihmuar sarajevasit. Ai ka ndarë një shumë parash për të ndërtuar një jetimore në Sarajevë. Por veç kësaj, Dzeko ka zgjedhur firmën elektronike të shitjes së rrobave "Ebay" që të mbledhë para për boshnjakët.
Në faqen zyrtare të "Ebay" po shet ndresa të tij dhe lojtarëve të Manchester Cityt duke mbledhur shuma të konsiderueshme parash. Iniciativa e tij është përkrahur edhe nga Manchester City./Indeksonline/