Dzeko me “ethe” kuqezi: Dua Milanin në qershor!
“Historia ime me Milanin nuk është mbyllur. U kam thënë edhe drejtuesve të Volfsburgut se në merkaton e verës dua të më lënë të lirë, në mënyrë që të kem mundësi të kaloj te Milani”, pohoi ai. Bomberi 23-vjeçar i kampionëve të Gjermanisë shtoi se gjithmonë ka qenë tifoz i Milanit dhe për këtë arsye dëshiron që të transferohet në “San Siro” në merkaton e verës.
Këto fjalë ai i tha nga Sarajeva, ku është i grumbulluar me kombëtaren e tij, në përgatitjet për ndeshjen e kthimit të fazës play-off për eliminatoret e Kupës së Botës ndaj Portugalisë, e cila do të luhet ditën e mërkurë. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-0 në favor të portugezëve.
Drejtuesit e Volfsburgut kanë vënë një çmim prej rreth 30 milion eurosh për kartonin e sulmuesit ballkanas. Megjithatë, siç ndodh shpesh në këto raste, dëshira e vetë lojtarit për t’u larguar mund të jetë vendimtare. Dzeko kërkohet edhe nga kampionët e Anglisë, Mançester Junajtid.