E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Maikon, gati rinovimi

Antonio Kaliendo është më se i sigurt se klienti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin nga Mlano. “Po, pothuajse gjithçka është e përfunduar”, u shpreh ai. Në këtë mënyrë, Maikon shuan zërat që e shihnin atë larg “San Siros” sezonin e ardhëhëm.

Prej kohësh 28-vjeçari është vënë në shënjestër të disa prej klubeve më të mëdha europiane (Reali i Madridit, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti). Por Maikon ka mbyllur në këtë mënyrë çdo mundësi largimi nga zikaltrit, duke vendosur të qëndrojë tek Interi deri në fund të vitit 2013, ashtu siç bëri disa ditë më parë Hulio Sezar.

I intervistuar nga “Calcionews24.net”, Kaliendo foli edhe për klientin tjetër të tij, Ederson, që u përfol për një kalim të mundshëm tek Interi. “Për momenti nuk mund të bëhet gjë, sepse trajneri nuk dëshiron ta shesë, të paktën për aq kohë sa Lioni do të luajë në Ligën e Kampionëve. Në të ardhmen nuk i dihet, ndoshta mund të kalojë tek Interi, por edhe Milani është i interesuar për të”, nënvizoi agjenti i Maikonit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›