E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen tre shtetas për shitje të lëndëve narkotike

Gjatë orëve të vona të mbrëmshme u ndalua në flagrancë të shtetasit Leandro Leonard Lanej, 22 – vjeç, lindur e banues në Tiranë. 

Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 20:40, në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, gjatë një kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, ju gjetën në xhepin e xhupit tre qese farmacie të mbushura me bimë të dyshuar narkotike, të cilat pasi u peshuan rezultuan të peshës 5.4 gr me gjithë amballazh. Në cilësine e provës materiale u sekuestruan: Sasia prej 5.4 gr  me gjithë amballazh bime me ngjyrë jeshile,me aromë dhe karakteristika si ajo e bimës narkotike “Cannabis Sattiva” ; Një telefon celular i tipit “Nokia”.

Ndërkohë, po mbrëmë u mundësua kapja dhe me pas arrestimi në flagrancë i shtetasit Barent Tom Pëllumbi, 18 – vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse mbrëmë gjatë shoqërimit të tij sëbashku me shtetasin Antonio Vat Leka, për të cilët dyshohej se merreshin me shitje bimësh narkotike pranë rrugës “Gjon Buzuku” për në Policinë e Tiranës, është konstatuar duke hedhur poshtë sediles  së mjetit të policisë gjashtë qese farmacie të mbushura me bimë të dyshuara narkotike. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan : Sasia prej 34.6 gr me gjithë amballazh bimë me ngjyre jeshile, me aromë dhe karakteristika si ajo e bimës narkotike “Cannabis Sattiva” Një telefon celular i tipit “Nokia”.

Pas verifikimeve rezulton se shtetasi Antonio Vat Leka, 23 – vjeç, ishte person i shpallur ne kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarku Lezhë, më datë 06 shtator 2008, për veprat penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” dhe të “Armbatjes pa leje”. Shtetasi ju dorëzua për veprime të mëtejshme  Drejtorisë së Policisë Qarku Lezhë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›