E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi Riblon fiton etapen e 18

Më në fund një francez fiton një etapë në edicionin e 100 të Turit të Francës. Christophe Riblon (Ag2r) ka arritur i pari në finish në etapën e 18, Gap-Alpe d’Huez, 172.5 kilometra e gjatë.

Kryesuesi i renditjes së përgjithshme, Chris Froome (Sky) e ka parë veten shumë në vështirësi gjatë kësaj etape. Në kilometrat e fundit është ndihmuar me rezerva ushqimore nga njëri prej gregarëve të tij në mënyrë që të mos kalonte në gjendje të fikëti për mungesë sheqeri. Keniani me nënshtetësi britanike ka arritur me 3 minuta e 18 sekonda vonesë nga vendi i parë, por sërish ka thelluar avantazhin me Alberto Contador në renditjen e përgjithshme. Turi i FrancesTuri, Contador: Isha në një ditë të keqeTuri, Froome penalizohet me 20 sekondaContador: Do të tentoj të sulmoj Froome Spanjolli i Saxo-Tinkoff ka mbërritur me 4 minuta e 15 sekonda vonesë nga Riblon duke mos përfituar nga dobësia e Froome, i cili duket se tashmë e ka “futur në xhep” Turin e Francës. Ja renditja e etapës së 18: 1    Christophe Riblon    04:51:32 2    Tejay Van Garderen    +00:59 3    Moreno Moser    +01:27 4    Nairo Quintana    +02:15 5    Joaquim Rodríguez    +02:15 6    Richie Porte    +03:18 7    Chris Froome    +03:18 8    Alejandro Valverde    +03:22 9    Mikel Nieve    +04:15 10    Jakob Fuglsang    +04:15 11    Alberto Contador    +04:15 / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›