E Shtunë, 31 Tetor 2026

E Shtuna e Madhe e Pashkeve e udha e Mesuesit Hyjnor

Dita e sotme, lidhur me jeten e Krishtit, nuk ka asnje lajm per ne. E ndoqem me mend Mesuesin e munduar, permes Ungjillit, ne Betani, ne Tempull, ne Cenakull, ne Kopshtin e Ullinjve, ne shtepine e kryepriftit, ne prokurorine e Pilatit, ne Udhen e dhimbshme, mbi Kalvar. Degjuam fjalet e dashurise, qe u ngriten mbi fjalet e urrejtjes, te perseritura pambarimisht ne historine e njeriut e pambarimisht te kota. Kotesi e kotesive!
E pame kur vdiq, kur e ulen nga druri ku e kishin mberthyer pa kurrfare meshire, kur e lyen me vajra eremira, e mbarten ne rrugezat e nje ullishteje, e mbyllen ne varr. Degjuam zhurmen rrenqethese te gurit, qe rrokullisej per te mbyllur gryken e varrit. Si zhurma e gozhdeve mbi arkivolet, qe mbyllin trupat pa jete te te dashurve tane. Mbaroi! E s'dime asgje me. Armiqte ngadhenjimtare kthehen ne shtepite e tyre tejet te kenaqur. Edhe per ta gjithcka u krye: nuk do ta kene me neper kembe kundershtarin e padeshirueshem. E zhduken pergjithmone, pa frike kthimi. Nuk do t'ua vrase me syte rrugeve te Palestines, as do t'i degjojne me anatemat e tij te tmerrshme. E kujtojne mire. Nuk besojne se do te kthehet me por, per te davaritur dyshimin e fundme, vene roje per ta mbikeqyrur varrin.
Nuk harrojne te vene edhe vulat e tyre. Sigurohen keshtu se askush nuk do te mund te vere dore mbi kete varr, qe e deshironin aq shume e qe i trembeshin edhe me shume. As dishepujt e interesuar per trupin e tij e as rojet, qe mund te bliheshin lehte, si Juda. S' mendojne fare per gjithepushtetin e Hyjit! E shkojne te kremtojne Pashket e tyre, tashme pa pike kuptimi, te sigurt se Hyji eshte me ta.
Po nxenesit, ku jane? Ungjilli, ne kete ore ngushtice, permend tre emra, me fat krejt te ndryshem: Juden, tradhtarin, qe shkon e vare veten, sepse nuk eshte ne gjendje ta shnderroje brerjen shkaterrimtare te ndergjegjes ne shprese perteritese; Pjetrin, qe e mohoi Mesuesin, por qe, i penduar thelle nga veshtrimi i tij, nuk pushon s'e lari mekatin e vet me lot te hidhur; Gjonin, qe ngjitet ne Kalvar e merr nen kujdes, plot dashuri, Nenen. Te tjeret ia kane mbathur. Por gjithsesi, edhe ata kane shkuar te shikojne c'do te ngjase. Pavaresisht nga ligeshtia, fati i Nazarenit ishte teper i lidhur me fatin e tyre. Edhe ata ishin ne Udhen e Kryqit, te ngaterruar mes turmes, per t'u ruajtur nga rreziqet. E pane edhe ata, deri ne fund te fundit, e shkuan, me zemer te plasur e shpresa te copetuara. Nuk i kujtojne me profecite e Mjeshtrit, qe jane avulluar nga mendja e tyre, e paafte per te depertuar ne te mbinatyrshmen. Per ta, ashtu si per armiqte, ndonese ne nje menyre tjeter, gjithcka ka marre fund. Vdekja nuk lejon epiloge. Mbyllen ne shtepine mike, qe i ka strehuar heren e fundit se bashku me Jezusin. Juda ka vdekur. Nuk do t'i spiunoje askush. Mund ta konsiderojne veten te sigurt, ne se nuk do te bien ne sy. Pastaj, si te kete kaluar tronditja e thelle, do te kthehen ne shtepite e tyre, larg rreziqeve, ne Galile, per te rifilluar jeten e tyre te paemer, te pashprese, ne te cilen nuk pritet me asgje e jashtezakonshme. Pervec dishepujve, ka edhe te tjere, qe interesohen per Jezusin: Nikodemi e Jozefi i Arimatese, te cilet i perkasin shoqerise se kamur te Jeruzalemit, madje vete Sinedrit, qe e denoi Jezusin. Jetuan ne hije, nuk i miratuan metodat e kolegeve, madje edhe protestuan, gjithnje me druajtje, pa rene shume ne sy. Por tani qe ai vdiq, nuk kane c'te humbasin me e dalin haptazi, pa kurrfare droje. I bejne nderimet e fundit e pastaj edhe ata shkojne ne pune te vet, sepse edhe per ta gjithcka ka marre fund. Vetem grupi i vogel i grave nuk dorezohet. As ato nuk e mendojne ringjalljen. Por kane nje dashuri qe s'njeh mort e presin t'u krijohet mundesia per ta shprehur edhe nje here mbi kufomen e njeriut te dashur.Edhe ato kthehen ne shtepi; edhe per ato gjithcka ka marre fund. E megjithate, jane gjithe sy e veshe, ne nje pritje, per te cilen u jep te drejte dashuria. Thua shkuan ne shtepine e asaj qe, e vetme pret ende, me bindje se mund te ndodhe gjithcka? Nena eshte pritur me krahe hapur ne shtepine e Gjonit, birit te ri qe ia dha Krishti mbi Kryq. E Gjoni ben cmos te gjeje menyra per te zevendesuar Birin e pazevendesueshem, te vetmin, Birin e Hyjit. Askush nuk merr guxim t'i thote nje fjale Marise, e as ajo s'e kerkon. Shpirti i saj nuk eshte i vetmuar. Rri ne pritje te zbuleses se re, duke kaluar neper mend caste te tjera pritjeje, shprese, qe nga casti i pare, kur e lajmeroi Engjelli, tek ditet e amesise se saj te pazakonte, tek hapat e para te Jezusit, fakte qe i meditonte e i ruante ne fshehtesine e zemres se saj, ashtu si ruante ne arke petkat e birit misterioz, qe dukej sikur e mohonte, qe e priste, pastaj, ne majen e kodres e i besonte misionin e nje amesie te re, per Gjonin, per njerezimin e shelbuar, per te gjithe ne. E ne, bande tekanjoze, e lene nen kujdesin tend, duam te rrime me ty, Nene, per ta jetuar me ty kete nate, plot me fe, shprese e dashuri. Nata jone shpesh eshte e ngarkuar me deshperim. Edhe ne, si dishepujt, nuk shikojme asgje pertej pragut te vdekjes. Krishti e kaperceu kete prag, e ne nuk e pame duke u rikthyer. Besojme se u rikthye plot lavdi, por nganjehere besimi yne lodhet. Shikojme sesi miqte, vellezerit, ata qe duam, shkojne edhe ata, kapercejne pragun pa kthim e dime se do te kemi te njejtin fat. Pritja eshte plot ankth, dridhemi nga erresira e pertej pragut, nga e panjohura. Pranoi, o Nene, lutjet e zemrave te trazuara, e na shoqero ne vetmine e vdekjes sone, te pritjes se ftohtesise se varrit. Lutu per ne, Nene e Hyjit, tani e ne oren e mbrame. Na e ndrico erresiren e mendjes me driten e fese sate; ngrohe ftohtesine tone per te vertetat qiellore me zjarrin e dashurise sate; terhiqe zemren tone, te habitur pas fantazmave te jetes qe kalon, qe te prese plot shprese te mbinatyrshme ngjalljen e Krishtit Shelbues.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›