E Diel, 1 Nëntor 2026

"Njerez te Humbur" rilidh nje familje te ndare prej 50 vitesh

Rreth 50 vjet me pare, nje histori dashurie perfundoi e ndare ne dy pjese. Ndersa sot, ne emisionin "Njerez te Humbur" u arrit te zbulohej vazhdimesia e kesaj historie, ne Rusine e larget. Per here te pare, kjo histori e rralle u finalizua, me bashkimin e Sergei Vollkov, me te afermit e tij qe ndodhen ne Shqiperi, te cilet ai nuk i ka pare dhe nuk i ka njohur asnjehere. "Njerez te Humbur" realizoi plotesimin e amanetit te nje babai, qe kishte kerkuar bashkimin e djalit te tij ne Rusi, me njerezit e aferm qe ndjejne mungesen e tij prej vitit 1961. Ne nje transmetim te drejtperdrejte u mundesua nje lidhje telefonike me bashkeshorten e Sergeit, Antoniana Vollkov dhe emocionet shume te bukura u percollen direkt ne studio, per kete histori qe pas shume vitesh, arriti te zbardhej dhe me ne fund te mundesohej rilidhja e Sergei Vollkov me pjesen e tij shqiptare.
Por nata e se premtes mbrema rezervoi edhe fakte te reja per Teuta Rrahmanin e humbur, perpara 12 vitesh. Ne Londer, u arrit te zbulohej personi qe mendohej se ishte Teuta Rrahmani. Korrespodentet e ndodhur atje arriten te binin ne gjurmet e saj dhe madje realizuan edhe nje interviste, e cila u transmetua ne studio me zonjen qe mendohej se ishte Teuta Rrahmani. Gjithashtu, rasti urgjent qe u percoll perpara nje jave per personin e humbur nga Durresi, Luan Dallaku morri zhvillim menjehere pas publikimit te historise se tij ne emision. Telefonatat e mberritura ne studio, perqendruan kerkimet ne qytetin e Durresit. Mendohet se qe nga 24 shkurti i ketij viti, Luani nuk eshte larguar nga qyteti bregdetar dhe vazhdon te endet rrugeve te ketij qyteti. Perreth 4 ore transmetimi direkt, u arriten te verifikohen informacione te shumta te mberritura nga nje numer rekord telefonatash, nga qytetare shqiptare brenda Shqiperise, si dhe nga emigrante nga e gjithe bota.
Sergei Vollkov, djali i nje shtetasi shqiptar, kishte humbur prej 1989-es
Gjendet pas 21 vjetesh
Per here te pare, pas 50 vitesh mungese ne familje, Sulo Musai u rilidh me nipin e tij ne Rusi. Per here te fundit, ai e kishte pare ne moshen dy vjecare, ne vitin 1961 dhe me ne fund nga qyteti Gorki i Rusise, u arrit te gjendej Sergei Vollkov i cili sot eshte 62 vjec. Ngjarjet e kesaj historie, jane zhvilluar ne vitin 1955, ku Fari Musai niset ne Rusi per studime. Atje njihet me Albina Vollkov dhe nga martesa e te dyve, lind Sergei Vollkov. Ne vitin 1959, Fariu me familjen e tij vendosen perfundimisht ne Shqiperi, ne qytetin e Korces, por viti 1961 e ndan perfundimisht kete familje. Ne kete vit, kur Shqiperia nderpret cdo marredhenie me Rusine, e gjen Albinen me djalin e saj Sergein ne Rusi, ndersa Fariu qendron ne Shqiperi. Deri ne vitin 1989, kur ai ndahet nga jeta mbante korrespondenca te vazhdueshme me gruan dhe djalin e tij, por nuk arriti te takohej kurre me ta. Sot, amanetin e percjelle ndaj vellait te tij Sulo Musai arriten ta permbushni stafi i emisionit human "Njerez te Humbur". Permes lidhjeve te vazhdueshme me korrespodentet ne Rusi, u gjet adresa e kontaktit te Sergei Vollkov. Pas 50 vitesh, u realizua nje bisede telefonike me bashkeshorten e tij, Antoniana Vollkov e cila dha lajmin e mire se Sergei eshte shendoshe e mire dhe shume shpejt do te rilidhet me xhaxhane e tij.
Ne Durres, aty ku mendohet te jete Luan Dallaku
Nje largim i paramenduar?
Pas emocioneve mjaft prekese, te historise se ndarjes shumevjecare, te Sulo Musait me nipin e tij Sergei Vollkov, emisioni vazhdoi me anoncimin dhe kerkimin e personave te tjere te denoncuar si te humbur. Javen e kaluar u publikua zhdukja e Luan Dallakut nga qyteti i Durresit. Ne 24 shkurt te ketij viti, ai kishte lene banesen e tij dhe ishte larguar ne drejtim te paditur. Personi i fundit qe e kishte pare ishte nje i aferm i tij, dhe nga kjo dite askush nuk dinte te thoshte se e kishte pare me vone. Hipotezat e ngritura ne emision, i referohen nje largimi te paramenduar te ketij personi, por gjithashtu mund te ishte edhe nje zhdukje nga rrethana te tjera qe kane vazhduar te mbeten te pazbuluara. Fatmiresisht anoncimi i kesaj historie, solli shume shpresa se Luan Dallaku eshte gjalle dhe vazhdon te ndodhet jo me larg se ne qytetin e Durresit. Mendohet se ai endet rrugeve te ketij qyteti dhe te gjithe vullnetaret nga qyteti i Durresit jane angazhuar per te dale ne terren dhe per te kerkuar kete person. Kerkimet vazhduan gjate gjithe programit dhe shume shpejt do te vertetohet se kush eshte ky person.
Identifikohet shqiptarja e vrare ne Itali ne vitin 1996
Zbulimi trishtues per familjen Zace
Nje jave me pare ne studion e emisionit, mberriti fotoja e nje vajze te paidentifikuar nga emisioni analog i RAI, "Chi l'ha Visto?", qe mendohej se ishte shqiptare dhe ishte nga qyteti i Fierit. Dyshimet u vertetuan ne studio, sepse menjehere reagoi familja e kesaj vajze e cila quhet Entela Zace. Vellai i saj, Et'hem Zace ishte ne dijeni te vrasjes se motres se tij qe ne vitin 2001 dhe kishte bere perpjekjet e mundshme per ta kthyer trupin e saj ne Shqiperi, nepermjet konsullit ne Milano ne ate kohe Hasan Mucostepa. Ajo qe ne fakt ka lene dyshime mjaft te medha eshte indiferentizmi i pales shqiptare qe kishte identifikuar trupin e Entela Zaces dhe nuk e kishte sjelle ate ne Shqiperi. Perfaqesimi i familjes se Enteles ne Itali eshte bere nepermjet konsullit Hasan Mucostepa, por cuditerisht ai nuk e solli asnjehere trupin e vajzes 20-vjecare ne ate kohe. Dyshimi i kesaj historie vazhdon ende te mbaje ne ankth vellane e saj, qe per vite te tera ka kerkuar te ktheje eeshtrat e motres ne Shqiperi.
Teuta Rrahmani, ne kerkim te gjurmeve te saj ne shtetin anglez
Nje frekuentuese e "Deshmitareve te Jehovait"
Naten e se premtes dhe oret e para te dites se djeshme, nuk munguan edhe faktet e reja per historine e 27-vjecares nga Kukesi, Teuta Rrahmani. Nga kryeqendra e Anglise, mberriten shume telefonata nga shqiptare qe jetojne atje dhe qe pohuan se Teuta Rrahmani vazhdon te jetoje ne Londer, ne zonen e quajtur Barking. Korrespodenti i emisionit, Esat Brace u vu ne kontakt menjehere me kete person qe mendohej se ishte Teuta. Ai arriti te shkonte ne shtepine e kesaj zonje dhe ne fakt u konstatua se kishim te benim me nje person jashtezakonisht te ngjashem. Ajo quhej Daniela dhe ishte nga qyteti i Fushe-Krujes. Edhe pse ky informacion u verifikua ne kohe reale, pista e Londres u perforcua me shume ne puntaten e radhes te emisionit. Perseri flitet se Teuta Rrahmani vazhdon ende te jetoje ne Londer dhe eshte frekuentuese e "Deshmitareve te Jehovait". Behet fjale perseri per nje zonje te ngjashme me karakteristika fizike dhe histori te ngjashme me Teuta Rrahmanin. Java tjeter do te kete te tjera fakte qe do te na cojne me nga afer kesaj zonje dhe per te zbuluar nese eshte vertet personi qe kerkohet ne emision.

Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare ww.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›