Buxheti 2010 me stimuj sociale, rriten rrogat dhe pensionet
Qeveria ka pergatitur nje sere masash per zhvillimet e vitit 2010 ne menyre qe ato te jene sa me pozitive dhe perballe presioneve te krizes financiare globale dhe ngadalesimit te ritmeve te zhvillimit te ekonomise shqiptare te mund te marre ne mbrojtje shtresat me te ekspozuara te shoqerise nga kjo krize, njoftoi ministria e Financave. Sipas saj nga 1 korriku i vitit 2010 do te kemi rritje te pagave dhe pensioneve. Ne vijimesi per vitin 2010 buxheti ka programuar qe rritja e fondeve per programet sociale te qeverise per vitin 2010 te jete me 16%, pra me nje rritje shume here me e larte nga rritja e zerave te tjere te buxhetit. Kjo mase sipas financave eshte bere per te marre ne mbrojtje pikerisht ata qe do te ekspozohen me shume nga presioni i krizes financiare globale dhe nga ngadalesimi i perkohshem i ritmeve te rritjes ekonomike per vendin tone. " Ne kemi programuar ne buxhetin e ketij viti rreth 2.2 miliarde leke, mbi 25 milion dollare per te kompensuar teresisht efektet e mundshme qe do te vijne nga rritja e cmimit te energjise, e cila eshte teresisht nje rritje e moderuar dhe qe per shtresat me te ekspozuara sigurisht qe do te jete edhe me e simbolike" sqarojne burimet zyrtare ne Financa. Gjithashtu jane programuar fondet e mjaftueshme per te mbeshtetur dhe per te financuar teresisht efektet qe vijne mbi buxhetet familjare nga kjo mase qe vjen nga kerkesat dhe zhvillimet e tregut.