E ardhmja e Evropes behet edhe ne Kosove - Harta e rajonit tashme eshte shkruar

Koha e perplasjeve te dhunshme dhe konfliket ne baza etnike ne Evrope duhet te perfundojne. Perplasje te tilla te dhunshme ne Evropen e shekullit XXI nuk do te gjejne vend dhe kur flasim per paqen ne Evrope ajo paqe do te mbrohet edhe ne Kosove. Ky eshte mesazhi te cilin shefi i diplomacise gjermane Guido Westerwelle ia solli Prishtines. Ai nenvizoi se integriteti territorial i Kosoves eshte i padiskutueshem dhe kufijte e saj nuk mund te vehen ne pikepyetje.
Westerwelle Integriteti territorial i Kosoves i paprekshem
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Guido Westerwelle Nje gje eshte e qarte se integriteti territorial i Ksooves per Gjermanine nuk eshte teme qe diksutohet sepse ne jemi te bindur se harta e ketij rajoni eshte e perfunduar dhe nuk mund te kete kthim prapa ne rrethanat e para ku vihen ne pyetje kufijte. Harta e Evropes Juglindore eshte e perfunduar dhe ceshtjet territoriale dhe te statusit ne Ballkan nga kendveshtrimi gjerman jane sqaruar perfundimisht. Kete duhet ta pranojne te gjitha palet dhe prandaj per ne eshte shume e rendesishme gjetja e nje zgjidhje te perbashket deklaroi kryediplomati gjerman. Ai shtoi se eshte e rendesishme qe te gjitha grindjet te zgjidhen ne rruge politike dhe diplomatike te cilat premtojne te ardhme.
Thaci Jete normale dhe stabile edhe per 40 mije qytetaret ne veri
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Hashim Thaci Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci e falenderoi Gjermanine per kontributin e vazhdueshem te saj dhene shtetit te Kosoves ne te gjitha fushat. Ndersa lidhur me zhvillimet e fundit ne veri Thaci tha
bdquoQeveria e Republikes se Kosoves ka marre vendime te cilat kane munguar me heret per te krijuar nje jete te re me normale dhe me stabile edhe per te 40 mije qytetaret serb ne veri qe vazhdonin te jene peng te strukturave kriminale. Ne si qeveri e Kosoves do te vazhdojme bashkepunimin e ngushte me KFOR-in duke respektuar ne tersi marreveshjen e arritur ne mes te qeverise se Kosoves dhe KFOR-it edhe ne procesin implementues pra per heqjen e barrikadave levizjen e lire krijimin e ambientit te sigurt dhe ndaljen e plote te kontrabandes. Gjithashtu edhe bashkepunimi me EULEX-in do te deshmohet nga angazhimet e metutjeshme konkrete.
Westerwelle Bashkepunim ne vend te konfrontimit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustruese trupat sllovene te Kfori-it ne veri te KosovesShefi i diplomacise gjermane Guido Westerwele i cili ne kuader te turneut te tij ballkanik ndaloi edhe ne Kosove eshte politikani i pare i larte i BE-se i cili sheh nga afer situaten pas eskalimit te konfliktit kufitar Kosove-Serbi. Ai solli shqetesimin e Gjermanise per zhvillimet e fundit ne veri duke propozuar bashkepunimin ne vend te konfrontimit si baze themelore e Evropes se sotme.
bdquoEvropa eshte e ndertuar mbi parimin e bashkepunimit dhe jo te konfrontimit. Keto jane themelet evropiane. Ky eshte nje mesim te cilin gjermanet e kane nxjerr nga historia e vet dhe mbi te cilin eshte ndertuar Evropa tha ministri Westerwelle i cili ka inkurajuar palet qe te realizojne marreveshjen e arritur. Ai shtoi se eshte shume i rendesishem edhe procesi i dialogut te inicuar nga BE i cili duhet te rifilloje sa me pare.
Jahjaga Bashkepunimi Kosove - Gjermani i rendesise se vecante
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto presidentja e Kosoves Atifete JahjagaShefi i diplomacise gjermane Guido Westerwelle eshte pritur me pare edhe nga presidentja e Kosoves Atifete Jahajaga. Westerwelle e siguroi ate se Gjermania mbeshtet integritetin territorial sovranitetin e Kosoves dhe proceset e saj integruese. Presidentja Jahjaga theksoi rendesine e vecante te bashkepunimit me Gjermanine e cila mund te ndihmoje ne konsolidimin e brendshem dhe te jashtem te shtetit te Kosoves. Nderkohe Westerwelle u takua edhe me perfaqesues te institucioneve nderkombetare qe veprojne ne Kosove.
Autore Ajete Beqiraj/Prishtine
Redaktoi Esat Ahmeti