E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle Paqja e Evropes mbrohet edhe ne Kosove

Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle theksoi rendesine e ketij problemi per te gjithe Evropen. E ardhmja e Evropes behet edhe ketu dhe paqja e Evropes mbrohet edhe ketu tha ministri i Jashtem gjerman pas nje takimi ne Prishtine me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci. Koha e konfklikteve te dhunshme pergjate vijave etnike ne Evrope duhet te marre fund tha Westerwelle.

Thaci falenderoi per ndermjetesimin e KFOR-it ne konfliktin ne veriun e Kosoves. Njekohesisht ai e beri te qarte se konflikti nga pikepamja e tij qe i nevojshem per te krijuar nje realitet te ri per shtetin juridik. Mosmarreveshjet kufitare u ndezen pas vendimit te qeverise kosovare per te vendosur nje bllokade per mallrat serbe qe hyjne ne Kosove.

Sipas ministrise se Jashtme gjermane sot eshte planifikuar edhe nje fluturim i Westerwelle-s ne zonen kufitare te konfliktit ne veri te Kosoves.

Autor Auron Dodi dpa

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›