E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Shqiperise kalon permes turizmit

Interviste me Prof. Dr. Salvatore Messina rektor i Universitetit Europian per Turizmin
Ju keni lindur ne Itali dhe jeni 55 vjec jeni martuar me nje grua mesdhetare qe ju thoni se mesoi sesi te duronte mungesat tuaja te shpeshta ne shtepi. Keto mungesa thoni ju vinin per shkak te punes tuaj ne fillim ne Paris dhe me pas ne Montreal. Po tani te pakten bashkeshortja eshte ketu ne Shqiperi
Messina Jo eshte ne Itali vjen shpesh ne Shqiperi. Ketu ka ardhur disa here dhe i pelqen shume ky vend. Neve kemi dy femije qe jetojne ne Itali njeri studion per Inxhinieri tjetra per Avokature.
Cani Ai quhet Mario ndersa ajo quhet Xhuliana dhe jane dy femijet e rektorit. Ata ju ndjekin here pas here kur dilni ne ekran apo jo z. Messina
Messina Me ndjekin shpesh dhe kane bere nje abonim televiziv satelitor per te pare cfare ben babai i tyre.
Ne fakt z. Messina ju thoni gjithmone se shpresoni qe femijeve tu keni transmetuar kuriozitetin e udhetimit qe eshte nje kusht ideal per te zbuluar vende dhe njerez per te njohur aventura dhe per te gjetur vetveten
Messina Une jam i bindur se te udhetosh nuk do te thote patjeter qe duhet te kesh nje destinacion. Te udhetosh do te thote te kesh nje mundesi te shkelqyer per tu perballur me realitete te ndryshme me njerez te ndryshem dhe te jetosh jete te ndryshme. Une e admiroj udhetimin dhe nuk e kam per qellim asnje here qe te arrije ne nje destinacion te caktuar. Ne dhe bashke kur folem per temen ne folem per udhetimet dhe folem per kenaqesine qe te jep ky lloj emisioni. Une besoj se ne duhet te kuptojme se cfare do te thote te udhetosh. Pra te kuptojme nje menyre tjeter te udhetuari ne menyre qe te ndjehemi me te forte me energjine e vendeve te reja. Dhe nje nga vendet me te bukura qe une kam njohur eshte padyshim dhe Shqiperia. Per shembull nese do te arrije te shihje agimin e diellit ne Parkun e Apolonise eshte gjeja me e mrekullueshme.
Por nuk ka hotele ne Apoloni...
Messina Ka disa hotele ndodhen ne Fier. Ne kete vit kemi qene prezent me nje aktivitet Shqiperia eshte kulture. Pra realizuam nje aktivitet ku ishin ftuar 1 500 te rinj nga i gjithe vendi. Kete aktivitet e realizuam me Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve dhe arritem te ndertonim nje qytet te ri edhe me ndihmen e Ministrise se Mbrojtjes. Me ane te ketij evenimenti arritem te zbulonim se cila eshte kultura e vertete historike dhe arkeologjike shqiptare. 51 nga studentet tane ishin pjese e ketij evenimenti dhe ata ofruan sherbimet e tyre dhe kete gje ata arriten ta benin se bashku me pedagoget tane.
Ne nje fare menyre Apolonine e kini pushtuar ju. Pra universiteti juaj
Messina Pikerisht e kemi pushtuar e kane pushtuar te gjithe te rinjte qe erdhen nga Shqiperia. Sepse ata prezantojne kulturen bashkekohore shqiptare dhe kete e bene fare mire ne Parkun Arkeologjik te Apolonise. Ne prezantojme kulturen e sotme bashkekohore dhe nga 5 deri ne 9 maj te 2011 do te jemi ne Apoloni dhe do te organizojme evenimentin e dyte te Shqiperia eshte kulture dhe nje konference nderkombetare ku do te marrin pjese pedagog te huaj dhe profesore shqiptar. Vitin qe shkoi ne patem 12 mije spektator qe ndoqen kete eveniment ndersa kete vit neve presim 20 mije. Do te kushtoje 150 leke hyrja per ne parkun arkeologjike te Apolonise sepse une e shikoj si gje te drejte qe duhet paguajne per te hyre Park.
Ju qe e doni kaq shume Shqiperine ne filozofine tuaj sesi duhet zhvilluar turizmi si mendoni a pate ndonje ndryshim cilesor ne Shqiperi A ndjete ndonje ndryshim mes vitit te kaluar dhe ketij viti ne jug te Shqiperise
Messina Te themi te verteten. Dje kam degjuar nje interviste te Kryetarit te Bashkise se Sarandes. Ai evidentonte se Saranda eshte duke u zhvilluar shume ne fushen e turizmit. Por une sa here shkoj ne Sarande sa here qe shkoje atje shikoj nje vinc qe hap nje grope per te ndertuar nje pallat te ri. Dhe sa here qe shkoje ne Gjirokaster shikoje perhere nje shtepi tradicionale qe shkaterrohet. Dhe sa here qe kaloj ne Durres shikoje nje pallat qe ndertohet ne afersi te bregdetit. Dhe nga ana tjeter shikoj perpjekjet qe po ben ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve z. Ferdinand Xhaferaj i cili po punon per turizmin duke mundesuar linja te rija per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi. Dhe eshte duke punuar ne dy pika ate qe njihet si turizmi i eger dhe nga ana e tjeter jane pikat ne te cilat qeveria ka vendosur vertete qe te investoje ne sektorin e turizmit. Ne si universitet jemi te hapur dhe po bashkepunojme me Ministrine e Turizmit per kete gje sepse zgjedhja per te shkuar drejt cilesise eshte zgjedhje e detyrueshme tashme. Gjate vitit 2009 ka nje shifer prej 17 per qind te te ardhurve nga zona e Ballkanit ndersa nga zona e tjera me pak. Gjithe te ardhurat nga turizmi ne Shqiperi vijne ne muajin korrik dhe ne muajin gusht. Por a eshte ky turizmi qe ne kerkojme te bejme ne Shqiperi Pergjigja eshte jo. Duhet te krijojme kushtet duhet te bejme evenimente si per shembull Shqiperia eshte kulture ne menyre qe te thithim sa me shume njerez. Une shoh qe operatoret turistik kerkojne te rrisin cilesine. Shikoje vemendjen qe i kushton qeveria kesaj ceshtje. Ajo qe mendoj une se mund te rrise cilesine eshte se duhet qe te bashkepunojne strukturat publike dhe private te percaktojne objektiva te qarta dhe te punojne per te.
Viti i ardhshem akademik 2010-2011 nis te henen ne 1 nentor 2010. Cfare parashikon oferta e Universitetit Europian per Turizmin
Parashikon 5 Bachelor Degree ne Ekonomi Turizmi Menaxhimi i Sherbimeve Turistike me drejtime Hoteleri dhe Restorant Teknologji Informacioni Komunikim dhe Gjuhe Biznesi dhe tre mastera te nivelit te pare per Turize Informacion Menaxhim i Zhvillimit te Hotelit dhe te Restorantit. Per tu regjistruar ne Bachelor tarifa eshte 2900 euro. Por UFET vlereson ekselencen. Nese merr vleresimin 10 ne nje lende provimi eshte gratis. Nese merr vleresimin 10 ne cdo lende tarifa per vitin akademik qe vjen eshte gratis. Ky eshte ne lloj stimuli jo vetem per te pasur studente sa me shume. Kerkesa jone eshte qe ne te kemi studente te seleksionuar qe te kene pasion per tu bere protagonist te sektorit te turizmit ne te ardhmen por ata qe kane kete deshire te mos ngurrojne per shkaqe financiare. Sepse ne duhet ta kemi te qarte qe e vetmja e ardhme ne Shqiperi eshte sektori i turizmit. Pra nuk ka industri nuk ka miniera.
Ju thoni se nuk ka nevoje qe te investohet ne miniera apo ne bujqesi nderkohe qe ne po shohim qe ketu po behen miniera pa fund
Messina Une kam degjuar kryeministrin Berisha i cili tha fare qarte qe per vitin 2011 prioriteti numer nje eshte sektori i turizmit. Une i kam derguar nje leter z. Kryeminister ku i kam shprehur falenderimet e mia per vendosjen e sektorit te turizmit ne kete qender vemendje. Sepse ky sherbim per 15 vitet e ardhshme cdo vit do te rritet me 50 per qind. Cdo vit i duhen 3 000 profesionist ne vit. Vitin qe vjen nga universiteti yne do te dalin 44 studente. Por ata te diplomuarit e tjere per kete sektore ku jane Gjithe ceshtja eshte qe duhet te investojme tek burimet njerezore. Sepse burimet kulturore dhe burimet natyrore qe ju keni nuk kane asnje lloj vlere nese nuk ka njerez qe dine ti menaxhojne mire ato.
Ky universitet bashkepunon me Universitetin La Sapiensa ne Rome Universitetin ne Venecia Universitetin e Malages ne Spanje Universiteti i Dela Rosh Syrjon Universiteti Lusiana ne Portugali Universiteti Xhoanemum ne Austri Universitetin e II ne Napoli dhe Universitetin Aleksander Xhuvani ne Elbasan. Pse ne Elbasan
Messina Sepse kemi bashkepunuar qe ne fillim dhe une kam dhene mesim heret ne Shqiperi dhe kam qene pikerisht ne Elbasan. Aty ka profesor me te vertete shume te mire dhe une kam nje bashkepunim mjaft te mire. Ne kemi bere bashkepunim me Universitetin e Tiranes dhe me Universitetin e Shkodres dhe kemi pasur bashkepunime me te vertete domethenese. Por nje gje dua te theksoje nga keto bashkepunime qe kemi dhene do te vijne 52 profesore cdo vit per te dhene mesim te gjithe studenteve tane dhe per te ndare me keta studente eksperiencat e tyre dhe aftesine e tyre per te ndare teorine dhe praktiken.
Z. Messina kete vit do te laureohen studentet e pare te universitetit tuaj. Cfare do te bejne ata. Ku do te shkojne pas perfundimit te studimeve
Messina Eshte shume e thjeshte pasi te kene mbaruar studimet ne fund te muajit maj do te nisen kater muaj ne Itali per te bere praktiken ne strukturat pritese qe kane te bejne me turizmin ne entet publike dhe private ne Itali. Ne 104 ndermarrje qe neve kemi bere bashkepunimet ata do te bejne praktiken ne dhe do te marrin pervojen e duhur per sa i perket fushes qe mbulojne. Kjo behet ne menyre qe te merren eksperiencat e duhura qe i perkasin praktikes. Duhet te dini dicka. Une kam degjuar per shume universitete qe kane bere akreditime me universitete te huaja ketu ne Shqiperi. Ne jemi i vetmi universitet qe jemi i akredituar ne nivel internacional.
Cfare do te thote kjo profesor
Messina Pra nese nje nga studentet tane merr diplomen ne Tirane ne universitetin tone dhe shkon ne nje prej vendeve te universiteteve europiane ku ne kemi bere bashkepunimin diploma i njihet pa asnje provim dhe pa bere asnje lloj formalitetit tjeter. Ky lloj diplomimi njihet ne ate vend. Ky eshte bashkepunimi qe kemi bere me Universitetin e II te Napolit qe eshte firmosur nga une dhe nga rektori i ketij universiteti.
Pra nese nje student mbaron te ju do te thote qe mund te filloje pune ne Itali apo ne nje vend tjeter te Bashkimit Europian
Duhet te zgjedhe nese do te rrije te punoje ne Shqiperi apo ne Europe. Per ne mund te shkoje pa bere asnje lloj tjeter formaliteti. Sepse deget tona jane te njejta me ato te universiteteve me te cilat ne punojme. Kjo do te thote se nuk jane vetem flete te firmosura mes meje dhe rektorit tjeter. Jane thjesht te njejtat programe dhe jane te njejtet pedagog. Kjo eshte cilesia e mesimdhenies qe ne duam te japim me Shqiperi.
Ne shtyp njoftohet keto dite se Fondacioni Europian per Turizmin eshte i hapur per partnere te rinj. Cfare do te thote kjo
Messina Ne jemi duke bashkepunuar me me shume aktore. Bashkepunojme me Bashki per shembull ne Lezhe me kryetarin e Bashkise se Lezhes dhe kane kerkuar qe te hapet nje filial i universitetit. Ne kemi hapur ne Marok nje dege te por edhe ne Spanje eshte kerkuar qe te hapet nje dege e fondacionit. Pra ne funksionojme si fondacion pa qellim fitimi. Ne jemi te hapur qe te krijojme partnere te cilet duan te bashkepunojne me ne dhe qe te investojne ne rritjen dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore. E kemi bere kete gje ne menyre transparente dhe te gjithe ate qe duan te behen partnere te Universitetit Europian per Turizmin mund te marrin ne telefon ne 069 2020180. Ne jemi te hapur te mirepresim te gjithe ata partnere qe duan te punojne me ne dhe qe duan te sigurojne cilesine e burimeve njerezore te tyre ne vend.
Per ata prinder qe ende nuk kane vendosur se ku do ti shkollojne femijet cfare do u thoni. Pse duhet te vijne te ju
Messina Per dy arsye e para sepse ne jemi te vetmit qe ne fund te kursit te diplomimit ne arrijme tu sigurojme atyre nje vend te vertete pune. Neve na kane kerkuar shume struktura turistike per te punesuar studentet tane. Dhe une nuk kam dashur sepse kam dashur qe ata te mbarojne studimet te thithin te gjithe kompetencat ne kete fushe. Kane qene shume hotele shume restorante qe kane kerkuar studentet tane por une dua te jem korrekt me ta dhe tu them se ata duhet te ndjekin te gjitha disiplinat tona ne kete fushe ne menyre qe neser te kene mundesi te behen menaxhere te afte per te gjitha strukturat turistike. Ky eshte dhe duhet te jete qellimi yne. Pas kesaj dua te them dhe dicka tjeter se nese ka nje sektor qe rritet ne menyre te rregullt ky quhet turizem. Te gjitha familjet shqiptare qe duan te investojne ne te ardhmen e femijeve te tyre nuk duhet te mundohen qe femijet e tyre ti diplomojne vetem ne juridik ne menyre qe me pas te bejne nje pune banale duke punuar si zyrtare. Une dua qe gjithe familjet shqiptare te gjejne dhe te kuptojne se e ardhmja e ketij vendi ashtu sic e ka thene dhe kryeministri i Shqiperise eshte turizmi. Ne duam te arsimojme ata qe duan te jene me te miret ne sektorin e turizmit. Te marten ne oren 1800 une ju ftoj juve dhe te gjitha familjeve shqiptare te vijne te vizitojne shkollen tone sepse eshte nje dite e hapur per te gjithe ata qe duan te kene informacion per universitetin tone.
Ju kini disa dege ne universitetin tuaj si menaxhimi i turizmit qe ndehen ne pese te tilla. Mund te na shpjegoni dicka me shume per to
Messina Keto jane pese deget qe mbulojne te gjithe sipermarresit ne sektorin e turizmit. Pra ekonomia do te nxjerri profesionist ne kete fushe politikat kane te bejne me vizionin qe duhet te kete nje specialist per turizmin. Njekohesisht eshte e nevojshme per sipermarresin qe te kete njerez kompetent qe drejtojne strukturen qofte hotelin apo dhe restorantin. Kemi degen teknologji informacioni qe sherben per teknologjine njekohesisht kemi dhe degen e komunikimit te biznesit qe ka te beje me komunikimin e drejtperdrejte. Keto jane pese deget qe jane te lidhura me njera tjetren dhe qe sigurojne sipermarresin se struktura e tyre eshte teresisht brenda kompetencave.
Megjithate z. Messina te themi te drejten mesimet ne auditoret tuaj dhe ne ato te universiteteve te tjera gjate gjithe vitit i bie qe te jene te lodhshme aq sa shume djemte dhe vajza keto ore i kalojne neper kafene. Cila eshte zgjidhja qe ju keni. Domethene do te vazhdoje kjo histori Nuk flas vetem per universitetin tuaj eshte dicka ne pergjithesi
Messina Neve arrijme qe te lidhim cdo dite teorine me praktiken. Aktiviteti qe zhvilluam ne Lezhe ku u angazhuan si studentet dhe pedagoget ka qene nje shembull i mire per te rritur interesin dhe gershetimin mes teorise dhe praktikes. Evenimenti Shqiperia eshte kulture do te kete nje pjesemarrjen nderkombetare. Ne kete aktivitet do te jene te perfshire direkt studentet e universitetit dhe pedagoget. Sepse jane serish keta pedagog qe japin anen teorike por ne praktike ata i ndihmojne shume studentet me ane te evenimenteve. Pra me ane te praktikes qe studentet tane do te bejne jashte klases do te thote qe ata do te arrije kompetencat e duhura per te qene neser menaxhere te afte.
Ne cfare gjuhe behet mesimi
Messina Ne italisht ne anglisht dhe ne shqip. Vitin e pare kane perparesi pedagoget shqiptare. Me pas kalohet ne gjuhet e tjera me qellim qe te kene perparesi ne anglisht dhe italisht me qellim qe te kene sukses ne nje treg me te gjere.
Meqe permendet festivalin Shqiperia eshte kulture mediat kane publikuar suksesin e arritur me pare dhe per ne edicionin e fundit kane shkruar se do te marrin pjese nje sere emrash te njohur te muzikes dhe te artit. Mund te na thoni dicka me shume
Messina Per edicionin e e ri une dua te jap tre informacione. Kete vit do te kemi nje pjesemarrje nderkombetare duke sjelle edhe perfaqesues nga shkollat europiane te cilet kane deshire te njohin jo vetem kulturen por edhe arkeologjine. Kjo gje eshte plus sepse te gjithe te rinjte qe vijne nga europian do te njihen me bashkemoshataret ne Shqiperi dhe te krijojne relacionit e tyre. Pika e dyte ka te beje me spektaklet. Ndryshe nga edicioni i kaluar kete here do te kete spektakle dhe ne agim. Pra do te jete nje agim ku do te zhvillohet leximi i pjeseve te veprave te Ismail Kadarese. Dhe do te kete nje cmim qe do ti dorezohet pikerisht nga z. Ismail Kadare fituesit te letersise ne kete festival. Sepse z. Kadare eshte promovuesi me i madh i kultures shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›