E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Beqjas sot ne Kuvend PS do votoje kunder

TIRANE- Deputetet socialiste do te thyejne sot marredhenien e kushtezuar me Kuvendin per mandatin e kolegut te tyre Ilir Beqja. Vendimi eshte marre ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se. Sipas ketij vendimi do te kerkohet qe votimi i raportit te Keshillit te Mandateve dhe rregullores te jete i fshehte nderkohe qe te gjithe deputetet socialiste do te votojne kunder heqjes se mandatit te kolegut Beqja.

Keshilli i Rregullores Mandateve dhe Imunitetit do ti drejtohet sot Parlamentit me dy raporte te ndryshme per ceshtjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Maxhoranca e akuzon deputetin se ka perfituar fonde publike kur ka qene deputet gje qe eshte e ndaluar nga Kushtetuta. Ndersa PS-ja pretendon se Beqja nuk ka qene ne ate kohe deputet pasi nuk kishte bere ende betimin.
Vec vendimit politik qe do te mbajne sot ne seancen plenare me firmat e me shume se 35 deputeteve PS-ja ka dorezuar dje ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per interpretim te neneve 69 70 71 dhe 72 te Kushtetutes ku flitet per papajtueshmerine e mandatit te deputetit me nje sere postesh te larta te shtetit.

Nje nisme e tille eshte ndermarre nga socialistet per te qartesuar edhe pozicionin e 5 deputeteve demokrate ashtu sic PD-ja po kerkon te zhveshe nga mandati i deputetit Ilir Beqjan. Ne baze te nenit 69 te Kushtetutes 1. Nuk mund te kandidojne e as te zgjidhen deputete pa hequr dore nga detyra ...d kryetaret e bashkive dhe te komunave si dhe prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre. Ndersa ne nenin 71 thuhet se Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.

Dhe neni i fundit qe kerkohet te interpretohet eshte neni 72 i cili thote se Para fillimit te ushtrimit te mandatit deputetet bejne betimin ne Kuvend.

Deputetet e PS-se jane porositur dje nga Rama qe te jene te gjithe ne salle dhe te votojne kunder heqjes se mandatit duke shpresuar edhe ne ndonje rrjedhje vote te deputeteve te maxhorances. Rama u ka thene gjithashtu deputeteve qe te diskutojne qete pasi Beqjan e meriton mandatin dhe nuk ka pse tensionohet klima. Vete Beqja do te flase para votimit.
s.g/GSH/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›