BE drite jeshile vizave
Keshilli i Perfaqesuesve te Perhershem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian i ka hapur dje driten jeshile shqyrtimit me 8 nentor nga Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se te vendimit mbi heqjen e vizave per Shqiperine. Ky fakt iu be e ditur ministrit te Brendshem Lulzim Basha nga drejtori i Pergjithshem per Ceshtjet e Brendshme te Komisionit Evropian Stefano Manservisi dhe shefi i Njesise per Marredheniet me Jashte ne kete drejtori Luigi Soreca gjate nje takimi te zhvilluar ne Bordo te Sllovenise. Takimi i ministrave te Brendshem te rajonit u zhvillua ne kuader te konferences mbi migrimin e paligjshem krimin e organizuar korrupsionin dhe terrorizmin. Funksionaret e larte te Komisionit Evropian ftuan zyrtarisht ministrin e Brendshem Lulzim Basha te asistoje gjate mbledhjes vendimmarrese te ministrave te Brendshem te vendeve anetare te BE-se per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Shqyrtimi me 8 nentor i rekomandimit te Komisionit nga ana e Keshillit te Ministrave te Brendshem te vendeve te BE-se eshte hapi i fundit i vendimmarrjes per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Ministri i Brendshem Basha tha se vendosja ne axhenden e ministrave te Brendshem e propozimit te Komisionit Evropian per heqjen e vizave dhe ftesa qe me eshte bere zyrtarisht mua e homologut tim te Bosnjes flet qarte se behet fjale per nje proces qe po i afrohet fundit pra per nje vendimmarrje pozitive.
Zyrtaret e larte te Komisionit Evropian vleresuan progresin e arritur nga Shqiperia gjate procesit te liberalizimit te vizave dhe theksuan se heqja e vizave vjen pas permbushjes se plote te kushteve te percaktuara ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave. Ministri Basha falenderoi Komisioneren Malmstrom dhe zyrtaret e larte te Komisionit Evropian per mbeshtetjen e madhe qe i dhane ketij procesi dhe i siguroi ata se puna po vazhdon pa nderprerje dhe me ritme te shpejta edhe pas ketyre vendimeve historike. Ai informoi bashkebiseduesit mbi fushaten e ndergjegjesimit te qytetareve shqiptare lidhur me perfitimet dhe detyrimet e levizjes se lire ne hapesiren Shengen. Shqiperia do te vazhdoje te punoje per te konsoliduar edhe me tej progresin e arritur ne te gjitha fushat dhe ne te njejten kohe mbetet e gatshme te raportoje mbi plotesimin rigoroz te kerkesave dhe detyrave te percaktuara nga Komisioni Evropian dhe implementimin e tyre ne te ardhmen tha ne takim ministri Basha. Gjate punimeve te konferences perfaqesuesit e vendeve anetare te BE-se si dhe Raporterja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon theksuan se procesi nuk ishte dhurate por i bazuar teresisht ne plotesimin nga Shqiperia te standardeve ne fushen e sigurise se dokumenteve te identitetit sigurise se kufijve luftes kunder krimit te organizuar e korrupsionit.
Rajoni
Ministrat e Brendshem te vendeve te rajonit gjate Ministerialit te Bordo-s shprehen angazhimin e plote per te mbeshtetur dhe cuar perpara nismen e Shqiperise per levizjen e qytetareve pa viza dhe pa pasaporta. Levizja e lire ne rajon e pagezuar me emrin Shengen-i Ballkanik do tu mundesoje qytetareve te levizin ne te gjithe vendet e rajonit vetem me karta identiteti. Ministri i Brendshem i Serbise Ivica Dacic informoi ministrin Basha se Serbia do te kryeje brenda nje kohe te shkurter procedurat per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.
EUROPOL
Ministri Basha zhvilloi nje takim dhe me drejtorin e Pergjithshem te EUROPOL-it Rob Waineright. Ky i fundit tha se EUROPOL do te sjelle se shpejti nje mision ne Shqiperi per te konkretizuar marreveshjen Shqiperi-EUROPOL. Ne baze te kesaj marreveshjeje policia shqiptare do te kete te njejtin akses per informacion dhe te njejtin nivel te shkembimit te informacionit ne fushen operacionale ashtu si te gjitha sherbimet policore te vendeve anetare te BE-se. Gjate qendrimit ne Slloveni ministri Basha nenshkroi me homologen e tij sllovene Katarina Kresal protokollin e bashkepunimit per ripranimin e personave me qendrim te paautorizuar ne te dy vendet.