E ardhmja e kishës në sistemin financiar
Thirrja e Vatikanit për reformën globale financiare
Tetorin e kaluar, një propozim i guximshëm për të reformuar sistemin global financiar erdhi nga një burim, nga i cili nuk pritej: nga kisha katolike. Në një kohë kur eurozona lëkundej prej kaosit ekonomik, Këshilli i Pontifikatit për Drejtësi dhe Paqe – një organ që këshillon Papën për drejtësinë ekonomike, paqen dhe të drejtat e njeriut – nxorri botimin “Drejt reformimit të sistemeve financiare dhe monetare në kontekstin e autoritetit global publiki”. Synimi i Këshillit në botimin e saj ishte i qartë: kisha dëshironte të tërhiqte vëmendjen për liderët botërorë, të cilët u mblodhën për të diskutuar lidhur me trazirat në marketet financiare në Samitin e G 20 në Kanë. Më pas, muajin që shkoi, gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, kur iu drejtua diplomatëve, Papa Benedikti XVI përforcoi thirrjen për etikën në ekonominë globale. Fjalët e Papës bënë jehonë për të menduarit radikal lidhur me parimet dhe institucionet që qeverisin ekonominë globale. Fjalimi i Papës argumentonte se zanafilla e problemeve ekonomike vjen nga rritja e besimit të tepërt dhe likuiditeti monetar në dekadat e fundit. Ai shtoi se mungesa e kontrolleve të vazhdueshme mbi financat ndërkombëtare e përkeqësuan problemin – me fjalë të tjera, që ritmi i globalizimit ekonomik ka qenë jashtë kontrollit. Lëkundshmëria që erdhi si pasojë, si dhe pabarazia ekonomike nënkuptojnë se bota sot kërkon “një sistem qeverisës për ekonominë dhe financën ndërkombëtare”.
Këshilli tregoi që ndërvarësia globale në rritje po i detyron vendet të zhvendosen nga parimi ndërkombëtar dhe kështu do të ishin më të përgatitur për ta lënë sovranitetin në interesat e përfitimeve njerëzore. Nga ana tjetër, Kisha mbështet një autoritet botëror që administron globalizimin në interest të drejtësisë ekonomike.
Duke marrë parasysh historinë e kishës dhe doktrinën e saj shoqërore, thirrja për një autoritet ndërkombëtar duket si habi. Kisha e ka parë prej një kohe të gjatë sovranitetin si një disfatë për autonominë e saj. Historikisht, ka qenë gjithnjë e më e lehtë të ndikonte në mjedisin e ndërkombëtarizuar, si p.sh. gjatë Perandorisë së Shenjtë Romake apo Kristianizmit Mesjetar. Shkatërrimi nga Lufta e Dytë Botërore i bindi katolikët europianë se pushteti i komb-shteteve duhet zbutur. Kjo ndihmoi në shpjegimin se përse Kisha ishte një mbështetje e tillë për unifikimin europian. Në të vërtetë, katolikët e spikatur siç ishte ish kryeministri francez Robert Schuman ishin aktorët qendrorë në proceset në lëvizje që nga Traktati i Romës më 1957. 6 vite më vonë, Papa Xhon XXII nënshkroi nocionin e autoritetit botëror, një thirrje e ripërsëritur në të gjitha mësimet papnore. Kisha ka shmangur identifikimin e një organi të specifikuar me Kombet e Bashkuara. Ka tentuar të përshkruajë funksionet e një autoriteti që lidhen ngushtë me “koordinimin”.
Disa zyrtarë të Kishës besojnë se brenda një autoriteti botëror Kisha do ta kishte më të lehtë të krijonte sistemin global të kombeve-shtete sovrane. Por, një autoritet botëror mund t’i vërë përballë interesave kombëtare të katolikëve në vendet e zhvilluara, duke krijuar sfida për atë që përfaqëson Kisha në mësimet e saj lidhur me problemet ekonomike në mbarë botën katolike.
Shumë vende ku përfshihet Amerika Latine, Afrika dhe Azia kanë një vend të ndryshëm gjeopolitik krahasuar me vendet e BE-së. Kisha duhet të thellojë vlerësimin lidhur me faktorët globalë ekonomikë, si: avantazhi krahasues që ka ndikime të ndryshme mbi katolikët që jetojnë në mjedise të pangjashme ekonomike. Por kjo ka edhe ndërlikimet e veta për pozitat e Kishës lidhur me funksionet ekonomike për t’u pranuar nga një autoritet botëror. Përgjegjësi të tilla, për shembull, mund të kenë lidhje me integrimin ekonomik që realizohet me heqjen e hendeqeve për tregtinë.
Kjo do të ishte e pamjaftueshme për funksionet ekonomike të autoritetit botëror që duhen përqendruar mbi një kontroll më të madh sigurie mbi ritmin e ndryshimit të rregullave ndërkombëtare, që nëse zbatohen, mund të nxjerrin pengesa për lëvizjen e lirë të njerëzve, për përfitimet dhe kapitalet.
Ndërkohë që lidershipi i kishës është e pabarabartë në kompozim, se i përket më shumë Europës, epiqendra e Kishës Katolike është zhvendosur drejt botës në zhvillim. Sipas statistikave të Vatikanit më 2011 Pontifikati Vjetor, katolikët europianë tashmë llogariten si 24% e 1.18 bilionë katolikë në gjithë botën. Më 1948 ishte vetëm 49%.
Sot, pothuaj 50% e të gjithë katolikëve jetojnë në Amerikë dhe shumica e tyre në jug të Rio Grandes. Shtrirja e tyre në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine në të njëjtën periudhë është përshkallëzuar. Midis viteve 2005-2009 numri i katolikëve afrikanë u rrit nga 135 milionë në pothuaj 158 milionë. Këto ndryshime u pasuan edhe nga kombet në zhvillim, ku jetonin pjesa më e madhe e katolikëve.
Këto 3 dekadat e fundit, shumë nga këto vende në zhvillim (Kili dhe Brazili kanë qenë shembuj të katolicizmit të spikatur) gradualisht ndryshuan planifikimin ekonomik nga lart poshtë drejt një hapjeje më të madhe ndaj tregut global, si rruga kryesore për të ulur varfërinë dhe për rritjen ekonomike në vazhdim.
Brenda mësimeve shoqërore katolike, ka një mbështetje të konsiderueshme për rrugë të tilla të orientuara nga tregu. Që nga viti 1991, doktrina shoqërore katolike ka ritheksuar se kombet e zhvilluara kanë të drejtë të kenë mundësi të lira në rrjetin e shkëmbimeve globale.
Tregu i lirë dhe ndërlikimet anti-proteksioniste të këtij parimi janë lexuar rrokje për rrokje në encikliknë e John Paul II dhe janë ripërsëritur edhe nga Benedikti XVI më 2009. Se si përshtatet me theksin e vazhdueshëm të kishës mbi nevojën për një autoritet botëror, kjo duhet qartësuar.
Për më tepër, mësimet katolike mbi çështje të tilla synojnë në rritjen e divergjencave midis pritshmërive të menjëhershme ekonomike të katolikëve në kombet e zhvilluara europiane. Për katolikët në vendet e zhvilluara, golabilizimi ekonomik është një mënyrë e daljes nga varfëria. Kjo ndihmon për të shpjeguar se përse vendet tradicionalisht katolike si Kolumbia, Guatemala, Meksika dhe Panamaja kanë nxitur angazhimet për tregun e lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që të tjerët si Brazili kanë ndjekur politika të tjera tregtie brenda Amerikës Latine. Gjithashtu, vendet afrikane me popullsi të mëdha katolike, si: Kenia, Ruanda, Tanzania dhe Uganda kanë ndjekur politika rajonale tregtie drejt shitjeve globale me shtrirje më të gjerë.
Nuk është për t’u habitur, që shumë europianë ngurrojnë të futën nëpër rrugë që përfaqësojnë një pikënisje nga politikat e pas lufte. Tensioni mes këtyre grupeve përfaqëson Kishën Katolike me 3 sfida të rëndësishme.
E para, duhet të sigurojë pushtetin mbi institucionet si një mënyrë për administrimin e globalizimit, që nuk interpretohet si një dëshirë për të përkrahur shtetet e BE-së nga konkurrenca në rritje që vjen nga kombet e zhvilluara.
Së dyti, Selia e Shenjtë do ta gjejë veten të ndikuar prej liderëve europianë, po aq sa edhe prej kombeve të zhvilluara për të shtuar ndikimin mbi realizimin e synimeve ekonomike të papërputhshme. Çfarë pozite, për shembull, duhet të përvetësojë Kisha për agrikulturën? Afrikanët dhe amerikanët, sidoqoftë, janë të prirur t’i shohin masat për agrikulturën si të projektuara për të topitur disi konkurrencën e vendeve në zhvillim.
Së treti, lidershipi i Kishës përballet me një sfidë intelektuale. Nga njëra anë, Kisha përkrah autoritetin botëror që administron globalizimin në interest të drejtësisë ekonomike.
Por, tregu i lirë është një çështje e drejtësisë ekonomike. Bashkërendimi i këtyre angazhimeve do të jetë një test i rëndësishëm për doktrinën shoqërore katolike. Tregu i lirë global padyshim ka nevojë për rregulla. Por, si do të mundet një autoritet global të marrë përsipër angazhimin global ekonomik pa bërë kompromis për marketet ekonomike dhe financiare? Kisha Katolike nuk shfrytëzon atë që quhet “pushtet i pamohueshëm”.
Nuk ka garanci që vendet me dominim katolik mund të përvijohen me mësimet e kishës mbi problemet globale ekonomike. Kisha është në një pozitë për të formësuar qëndrimet e miliona njerëzve në botë.
Ndikimi i kishës, emri i të cilit do të thotë “universal” dhe që, si një organizatë fetare, zotëron një prani të pakrahasueshme mbarëbotërore dhe nxjerr deklarata për reformat globale ekonomike, duhet të marrë në konsideratë kërkesat e qëndrueshme për të ardhmen.
Përktheu Rudina Dahri