E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoti Rama, vetëm 9 për qind Papandreu...

10-02-2012 / Gazeta 55

Sondazhi i fundit i mbajtur në Greqi e ka vlerësuar PASOK-un e Papandreut se ka vetëm 9 % mbështetjen e grekëve. Gardhi ku është ngritur politika e bojkotit ka pasur si burim eksportimin e krizës tek ekonomia shqiptare. Varianti origjinal tani është drejt harresës, ndërkohë që PS-së i duhet të bëjë llogaritë për orientimin katastrofal në politikën e jashtme

Një sondazh në Greqi nuk ka se si të kaloj pa “bërë përshtypje” edhe në Shqipëri. Ndikimi i këtij sondazhi të kryer në Greqi nuk lidhet edhe aq me “rezultatet e tij, në se janë me një shifër apo me dy shifra përqindjet e mbështetjes ndaj kreut të mazhorancës greke që i korrespondon të jetë edhe kreu i PASOK-ut, se sa me “pritshmërinë”, që për analogji kjo shifër pritet të ketë në Shqipëri.
As më shumë e as më pak, një sondazh i realizuar së fundmi në Greqi tregon se mbështetja ndaj Jorgo Papandreut, kreut të mazhorancës, por edhe kreut të socialistëve grekë në këto ditë të këqija për këtë vend, nuk shkon më shumë se 9 për qind.
Pyetja që lind natyrshëm pas këtij sondazhi ka të bëjë, “se çlidhje ka ky sondazh me Shqipërinë?”.
Për hir të së vërtetës ky sondazh nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë..., por se nuk mund të thuhet e njëjta gjë për lidhjen që ky sondazh ka me Edi Ramën, për pasojë edhe me PS-në në Shqipëri.
Ndërsa që prej “zyrtarizmit” të krizës në Greqi, Edi Rama ka “zyrtarizuar” analogjinë e saj me Shqipërinë, kjo krizë e përtej kufirit ka qenë “kali i betejës” në këtë anë të kufirit.
Duke mos e parë veten por edhe PS-në për asnjë çast të shkëputur nga Jorgo Papandreu dhe PASOK-u, Edi Rama është mbështetur fortë te kriza greke dhe nuk ka lënë rast dhe vend pa lëshuar deklarata për ëndrrat që ai shihte me “krizë greke” në Shqipëri.
Sigurisht kjo tentativë për të vënë shenja barazimi mes Greqisë dhe Shqipërisë prej Edi Ramës, nuk ishte thjesht dhe vetëm për shkak të tentativës së tij për të parë me “dylbitë e tij”, krizën greke edhe në vendin tonë. Kjo tentativë, ka një lidhje më te hershme, lidhje e cila nuk shkon më larg se mbështetja që Edi Rama i kishte bërë (dhe i bën) politikës së tij, në përgjithësi te politika greke, por në veçanti te politika e PASOK-ut. Në këtë kontekst është e vështirë ta shohësh këtë “dëshirë të shfrenuar” të Edi Ramës si një tentativë të shkëputur nga dëshira e tij për t’u njehsuar, apo për tu “klasifikuar” si një “aleat” i politikës së PASOK-ut të Papandreut...
... Dhe duke ju rikthyer pyetjes “se çlidhje ka ky sondazh me Shqipërinë?”, në përgjigje të së cilës, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për lidhjen që ky sondazh ka me Edi Ramën, për pasojë edhe me PS-në në Shqipëri, ai që duhet të alarmohet realisht më shumë, është kreu i PS-së dhe partia që ai drejton. Sepse, kur te vatra e krizës, Jorgo Papandreu, “homologu” i Edi Ramës merr 9 për qind të mbështetjes, po në Shqipëri sa i bie të marrë atij që këtë dashuri për krizën greke, u mundua mes sforcove të shumta ta keqpërdorte si “kalë beteje”...?

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›