E ardhmja e profesioneve – Historia e Sidorela Zhollanjit, studente e programit “Dizenjim Modë”

Programi 2-vjeçar pas të mesëm “Dizenjim Modë” në Shkollën Profesionale Shërbime Korçë po tërheq çdo ditë e më shumë të rinj të pasionuar pas stilit dhe krijimtarisë. Mes 32 të rinjve të regjistruar në këtë drejtim është edhe Sidorela Zhollanji, një studente që ka gjetur në këtë program rrugën për të shprehur veten dhe për të ndërtuar një të ardhme profesionale në industrinë e modës.
“Unë studioj administrim biznesi marketing dhe vendosa ta ndjek edhe këtë degë pasdite”, u shpreh Sidorela Zhollanji.
Ajo tregon se programi jo vetëm që i ka dhënë mundësinë të mësojë teknikat profesionale të qepjes dhe dizenjimit, por edhe i ka hapur horizonte të reja për mënyrën si mund të zhvillojë një karrierë të qëndrueshme në këtë fushë.
Eksperienca e Sidorelës është një shembull frymëzues për të gjithë ata të rinj që duan të ndjekin pasionin për dizajnin, duke u kualifikuar profesionalisht dhe duke ndërtuar një karrierë të sigurt.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/