E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja juaj ndodhet ne Evrope - Westerwelle viziton Malin e Zi Kroacine dhe Kosoven

Me shume kooperim dhe me pak konfrontim qe mundesi ishte apeli qe u drejtoi ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle nje vit me pare vendeve te Ballkanit ne viziten e tij te pare si minister i Jashtem i Gjermanise.

Serbia dhe Kosova duhet ta dine se e ardhmja e tyre eshte ne Evrope. Prandaj ne mbeshtesim nje ekuilibrim te arsyeshem pragmatik interesash duke perfshire ceshtjet tregtare dhe ceshtje te tjera tha Westerwelle-ja atehere.

Por qendrimi pragmatik nuk i pengoi dot barrikadat e fundit ne rruge ne veri te Kosoves. Grindjet ne dogana e turbullojne edhe me tej fqinjesine e tensionuar. Keshtu qe shkallezimi i situates i largon pjeserisht te dyja vendet nga rruga diplomatike. Ky eshte shkas per Guido Westerwellen qe si ministri i pare i Jashtem nga nje shtet anetar i BE te beje thirrje ne vend per nje bashkejetese stabile. Bildunterschrift Westerwelle ne Kroaci 2010

Westerwelles do tia shpjegoje gjendjen ne vend Erhard Buumlhler. Komandanti gjerman i KFOR-it eshte ai qe ka kontribuar ne menyre te qenesishme ne perpunimin e kompromisit aktual. Edhe Buumlhleri mbeshtetet te e drejta ligji dhe para se gjithash te zgjidhjet politike. Deri tani trupa nderkombetare mbrojtese e Kosoves mbetet i vetmi autoritet qe pranohet.

As ne anen serbe as ne ate shqiptare une nuk shikoj ndonje pranim te ndonje force tjeter sigurie keshtu qe fillimisht duhet zgjidhur politikisht problemi me kufirin midis Serbise dhe Kosoves. Vetem pas kesaj mund te mendohet si te terhiqen trupat e KFOR-it nga ky kufi u shpreh Buumlhleri.

Anetare te qeverise gjermane bejne thirrje rregullisht per me shume stabilitet. Ne maj ne Kosove ishte ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maiziere. Edhe politikani i CDU-se u shpreh per nje dialog me intensiv.

Prandaj sido qe ti vleresosh zhvillimet e brendshme politike ne Serbi ose ne Kosove patjeter ne duhet te kemi interes per nje qeveri te forte ne menyre qe ajo qe negociohet te kete edhe te ardhme tha De Maiziere.Bildunterschrift Westerwelle me ushtaret gjermane ne Kosove

Te mbahet qendrim i forte dhe te shihet perpara keto jane ato qe kerkon edhe Westerwelleja para udhetimit te tij. Per keto terhoqi vemendjen ministri gjerman se bashku me homologun e tij britanik William Hague.

Ne thelb megjithate ekspertet gjermane e vleresojne te mire gjendjen e sigurise. Aq te mire sa pas pak vitesh KFOR-i mund te terhiqet krejtesisht nga Kosova. Ministri Westerwelle tha para udhetimit se nese Serbia dhe Kosova do te perpiqen tani ne menyre aktive per nje zgjidhje ne konfliktet e tyre te fqinjesise kjo do ti afronte keto vende ne menyre vendimtare me nje anetaresim ne BE.

AutorSilke Engel/AuronDodi

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›