Wowereit Ndertimi i Murit te Berlinit nuk ka qene i domosdoshem

Ndertimi i Murit te Berlinit dhe ngritja e kufirit te brendshem gjerman ishte momenti me i veshtire ne kuptimin e vertete te fjales ne historine gjermane te pas Luftes se Dyte Boterore me 8 maj 1945. Me rastin e 50 vjetorit te fillimit te ndertimit te murit me 13 gushti 1961 sivjet po zhvillohen veprimtari perkujtimore te kesaj ngjarjeje dramatike. Edhe ne Berlin jane organizuar disa veprimtari. Ne interviste per radion Kombetare Gjermane Deutschlandfunk kryebashkiaku i Berlinit Klaus Wowereit i cili asokohe ishte shtate vjec kujton se si e ka perjetuar kete Ne femijet ndienim shqetesimin e te rriturve megjithese duhet te them se si femije njeriu ka kufizime te caktuara levizjeje. Ne jetonim afer Murit dhe vellezerit e mi me te medhenj shkonin per te bere banje ne Mahlov por pas ndertimit te murit kjo nuk ishte me e mundur.
DLF Si e ka perjetuar vitet me pas Wowereit dhe familja e tij vellezerit dhe motra murin nese ato u ambjentuan ndonjehere me te
Wowereit Nuk mund te thuash se u mesuam por njeriu nuk mund te jetoje dite per dite ne frike dhe tmerr megjithate Berlini ishte vazhdimisht ne rrezik kjo ndjenje mbeti gjithnje njeriu ishte i rrethuar sigurisht qe brenda ketij rrethimi ne kishim hapesire te lire jete por sa here qe te duhej te largoheshe nga qyteti duhet te kaloje neper korridore ne distanca tranziti njeriu ishte ne dore te arbitraritetit te shtetit ne RDGJ kjo ndihej. Gjithnje ndodhnin kontrolle hiqi floket nga veshi i majte keni arme me vete hapni bagazhin ngrini ndenjesen e makines te gjitha keto ishin ngacmime dhe kercenime te vazhdueshme.
DLF Por kush e ka pasur fajin ne ndertimin e Murit zoti Wowereit Lufta e Ftohte forcat globale si te thuash apo Partia e Unitetit Socialist SED
Wowereit Une mendoj se faji nuk ka qene i nje faktori por i gjithe situates se pergjithshme. Nuk ka asnje arsye qe te perpiqesh te justifikosh dike dhe ta quash te domosdoshem ndertimin e murit. Njerezit iken inteligjenca u largua nga RDGJ ndertimi i murit ishte kunder natyres ishte kunder njerezve dhe mbeti dhe i tille Te gjitha debatet qe behen sot nese ishte apo jo i domosdoshem i largohen ceshtjes Ketu ka pasur nje diktature e cila u izolua dhe qe i mbajti njerezit me force. Ne vend qe te nderronte politiken.
DLF Gjithnje behen sondazhe dhe nje i fundit thote se dhjete perqind e berlinezeve thone se ndertimi i murit nuk ka qene vetem gabim pra ka nga ata qe e justifikojne ndertimin e Murit. Dhe ne ish-Berlinin Lindor 41 perqind e njerezve mendojne se ndertimi i Murit ka qene i gabuar. Pse mendojne qytetaret ne Berlinin Lindor ndryshe nga ata ne ate Perendimor
Wowereit Ceshtja eshte shume me e komplikuar se sa pergjigja me po dhe jo ne nje sondazh. Une nuk kerkoj te justifikoj askend megjithate ka ende njerez qe nuk kane mesuar ende prej historise qe mendojne se ne RDGJ ka qene gjithcka me mire. Keta njerez ekzistojne edhe sot por ata perbejne nje perqindje te vogel. Pjesa me e madhe mendojne ne menyre historike per kete ceshtje sic e bete edhe ju pyetjen a ishte ndertimi i murit i domosdoshem. A ishte ai pergjigje e konfrontomit te forcave apo rezultat i aktiviteteve konkrete te qeverive te vecanta Duhet bere pune sqaruese dhe pikerisht ky eshte koncepti yne. Ne nuk duam te harrojme por duam te sqarojme brezin e ri se cafre do te thote diktature e RDGJ-se dhe te kujtojme ngjarjet dhe viktimat por edhe te paralajmerojme per te ardhmen ne menyre qe te mos perseritet me.
Autor Friedbert Meurer/VFB
Redaktoi Bahri Cani