E Diel, 1 Nëntor 2026

500 vjet kristianizim i Amerikes Latine Polemika per shprehjet trivializuese te Papa Benediktit

Vatikani ka derguar ne festimet qe zhvillohen ne Republiken Domenikane dhe ne Puerto Rico kardinalin spanjoll Calos Amigo Vallejo von Sevilla. Papa Benedikti XVI beri mire qe ka hequr dore nga udhetimi.

Sepse gjate vizites se tij te pare ne Ameriken Latine ne vitin 2007 Benedikti shkaktoi kritika te medha me shprehjet e tij per kristianizimin e kontinentit kritika qe nuk jane shuar as sot. Ne nje fjalim te mbajtur ne Konferencen e Ipeshkeve amerikanolatine ne vendin pelegrinazh te quajtur Aparecida ne Brazil Papa tha se kristianizimi i Amerikes Latine i cili filloi pas zbulimit te kontinentit nga Christoph Columbus ne vitin 1492 eshte bere nga Kisha Katolike pa perdorimin e dhunes. Asnjehere tha Papa shpallja e Krishtit dhe Ungjillit te tij nuk eshte bere duke sjelle me vete tjetersimin e kultures pre-kolumbiane ose detyrimin e nje kulture tjeter. Fakt eshte Krishti ka qene shpetimtari qe popujt indogjene e kane pritur prej kohesh. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Samuel Ruiz Ipeshkv i Meksikes

Mohim i fakteve historike

Me ashpernga te gjithe reahoi presidenti venezuelas Hugo Chavez i cili tha per shprehjet e Papes Hiresia e tij nuk mund te vije ketu dhe te mohoje holokaustin e kryer ndaj popujve indogjene. Ajo qe kane perjetuar popujt vendas te Amerikes Latine ka qene shume me e keqe se Holokausti ne Luften e Dyte Boterore. Njejte por jo me kahasime pa vend me krimin unik te Holokaustit kunder hebrejve evropiane reagoi edhe presidenti indogjen i Bolivise Evo Morales.

Por edhe pjesemarresit e Konferences se ipeshkeve amerikano- latine komentuan te habitur deklaratat e Papes. Sepse kristianizimi i Amerikes Latine eshte bere nepermjet tjetersimit dhe detyrimit si dhe me perdorimin e dhunes dhe kjo eshte e padiskutueshme ne histori dhe eshte e dokumentuar mire. Pushtimi nenshtrimi dhe skllaverimi i popujve te Amerikes Latine nga kolonizatoret spanjolle dhe portugeze eshte legjitimuar shprehimisht nga letrat apostolike te papeve. Njekohesisht qe ne fillim te shekullit te 16-te ka patur edhe misionare dhe fetare sidomos mes domenikaneve si dhe ipeshkve te vecante te cilet ka luftuar ne menyre pastorale argumentative dhe legjislative kunder dhunes te ushtruar ndaj popullsise indogjene.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Krishtlindjet ne Guatemala

Tensione midis katolikeve amerikan- latine dhe Vatikanit

Pararendesi i Benediktit Johannes Paul II i pati kerkuar shprehimisht falje pasardhesve te banoreve indogjene amerikano- latine per genocidin e ushtruar ne emer te Krishtit. Prandaj shprehjet e Papes hasen ne refuzim jo vetem ne Ameriken Latine por edhe mes katolikeve evropiane. Teologu nga Insbruku Franz Weber i cili ka punuar vite me radhe si misionar ne vatrat e nxehta sociale te Brazilit kritikoi Papen qe duke patur parasysh rendesine e kristianizmit per formimin e religjiozitetit dhe kultures aktuale te Amerikes Latine ka harruar fakte te rendesishme. Kjo eshte nje kthese mbrapa qe eshte per te ardhur keq.

Me nje korrigjim te ketij hapi mbrapa Kardinali Vallejo i derguari i Papes mund te ndikoje ne festimet per 500 vjetorin e kristianizimit te Amerikes Latine per permiresimin e marredhenieve te kishes katolike te atjeshme dhe te krishtereve te Vatikanit.

AutorAndreas Zumach

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›