E ardhmja, në fund të sezonit

Sipas të gjitha gjasave, e ardhmja e Franck Ribery do të vendoset pas përfundimit të sezonit. Javët e fundit, futbollisti francez kishte deklaruar se e ardhmja e tij do të vendoset në mars ose në prill, por duket se e ka ndërruar mendjen.
“Kam biseduar të shtunën me Ribery për vazhdimin e kontratës dhe më ka thënë se në këtë moment dëshiron të koncentrohet ekskluzivisht në fushë. E kuptoj shumë mirë. Mund të flasim vetëm kur të përfundojë sezoni”, ka thënë drejtori sportiv i Bayern Munchen, Christian Nerlinger.