Herman Cain akuzohet për ngacmim seksual

Nëna e një fëmije, Sharon Bialek, nga Chicago, tha gjatë një konference për shtyp se ajo kishte shkuar tek kandidati republikan për president, që ai ta ndihmonte me këshilla për punë. “Ai vendosi dorën poshtë fundit tim në drejtim të gjenitaleve. Gjithashtu më kapi kokën dhe tentoi ta afronte drejt gjenitaleve të tij,” tha Bialek.
“Kur e pyeta se çfarë po bënte, më tha: “A doje një vend pune?”, shtoi ajo.
Zyra e Herman Cain ka reaguar duke thënë se këto akuza false vijnë në momentin që kandidati për president ka prezantuar një program ambicioz për borxhin e papunësinë.
Herman Cain arriti të kalonte Mitt Romney-n në sondazhe, duke qenë i preferuar për kandidat të Partisë Republikane për presidentin e ardhshëm të SHBA-së.
Por pas publikimit të lajmeve për aferat seksuale, popullariteti i tij ka rënë.
Nëse do zgjidhej si kandidat i republikanëve, Cain do kishte përballë po një rival me ngjyrë, presidentin demokrat, Obaman.