E bindur se mund të dashurojë dy meshkuj njëkohësisht

Aktorja e njohur Keira Knightley thotë se mund të dashurojë dy meshkuj njëkohësisht, ndonëse e pranon se shpesh ka qenë xheloze në lidhjet e saja, edhe pse e di se xhelozia shkatërron dashurinë.
Ajo në një intervistë për revistën “Marie Claire” ka thënë se është e mundshme që të dashurojë dy persona njëkohësisht, por është e komplikuar të shpjegohet.
“Kjo varet prej asaj se çfarë personi jeni dhe çfarë është ai personi tjetër në këtë rrëfim, si dhe vendi dhe koha në të cilën ndodheni në atë moment të jetës. Por, e përsëris se është e mundshme”, ka thënë Knightley, e cila aktualisht është në lidhje me Jamie Righton, këngëtar i grupit “Klaxons”.
Megjithatë, nëse me këtë deklaratë aktorja ka dashur të tregojë se e dashuron edhe ish-të dashurin e saj, aktorin Rupert Friend, koha do ta dëshmojë këtë.