Sulejman Dibra, nderohet me urdhërin: “Naim Frashëri i Artë”

Aktori dhe regjisori Sulejman Dibra, nderohet me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”, nga presidenti Bamir Topi. Ceremonia e dekorimit u organizua nga Teatri “Metropol”, në praninë e shumë artistëve, miqve dhe shokëve. Në fjalën e tyre, ata vlerësuan lart kontributin e vyer që Dibra ka dhënë në Teatër dhe kinematografi, për vite të tëra.
Sulejman Dibra, krijoi një galeri tipash dhe karakteresh në Teatër që kanë mbetur në mendjen e spektatorit, ku më të spiktaturit ka qënë roli i Arturo Ui, rol që për afro 70 shfaqje me rradhë është ndjekur me shumë interes nga spektatorët. Ai ka intrerpretuar mbi 40 role në Teatër dhe 30-të role në film. E ndërsa si regjisor, Sulejman Dibra ka vënë në skenë dhjetra premiera.