E braktisën në një hyrje pallati, bebja mbetet në maternitetin e Fierit, askush nuk e ka kërkuar
FIER-Vijon të qëndrojë në maternitetin e Fierit, foshnja, e cila u gjet e braktisur një ditë më parë në hyrje të një pallati.
Foshnja e seksit mashkull, e porsalindur u gjet nga një e moshuar në lagjen “Kastriot” në hyrje të një pallati. Ndërkohë asnjë person nuk është paraqitur për ta marrë atë.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e prindërve të foshnjes, të cilët dyshohet të jenë nga rrethina të Fierit.
Foshnja e porsalindur mbahet në inkubator. Mjekët e maternitetit, bëjnë të ditur se bebja do të qëndrojë aty deri në përmirësim të gjendjes së tij. Më pas do të nisin procedurat për çuarjen në shtëpinë e fëmijës, në rast të mosparaqitjes së prindërve.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Fier, gjendet një foshnjë e braktisur në hyrje të një pallati 20-vjeçari jetim apel për ndihmë: Prej 7 muajsh fle e ushqehem ku të mundem