E bujshme, Jurgen Klopp drejt stolit të Romës

“Jurgen Klopp i ka thënë po Romës”. Sipas edicionit online të gazetës ‘La Stampa’, gara për stolin e verdhekuqve tashmë ka marrë një tjetër rrjedhë. Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpulit- sipas gazetës torineze – ka pranuar ofertën e vënë në tavolinë nga Roma të dielën më 18 maj në orën 22:57. Pak çaste pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes ndërmjet Romës dhe Milanit.
Në bisedimet me një ekip tjetër që supozohej të ndryshonte pronësinë (por emri i të cilit nuk u zbulua), Klopp më pas u tërhoq, duke u hapur bindshëm ndaj hipotezës së verdhekuqve.
Videoja e publikuar nga Friedkins, pronarë të klubit italian, ishte interpretuar si një e dhënë e parë. Lajmi nga ‘La Stampa’, shton pjesë të reja në enigmë. Ardhja gjithnjë e më e afërt e Klopp në pankinën e Romës do të hapte dyert për një merkato ‘elektrike’ me gjashtë përforcime. Tre titullarë dhe tre rezervë plus dy lojtarë të Primaveras që do të vlerësohen gjatë grumbullimit.