E Hënë, 2 Nëntor 2026

Liga e Europës në RTSH/ Junajtid rikuperon tri lojtarë përpara nisjes drejt Bilbaos

Mançester Junajtid ka marrë lajme të mira nga infermieria pasi ditën e sotme, në stërvitjen e fundit të ekipit përpara nisjes për në Bilbao, me grupin janë stërvitur edhe tri lojtarë, të cilët kanë munguar për javë të tëra për shkak dëmtimi.

Joshua Zirkzee, Leny Yoro dhe Diogo Dalot janë stërvitur me grupin, por prezenca e tyre në finalen e madhe të Ligës së Europës është në dyshim pasi forma e tyre fizike lë shumë për të dëshiruar. Finalen mes Junajtid dhe Totenhem do të keni mundësi ta ndiqni nesër në RTSH Sport në orën 21:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›