“Simbolikë dhe diplomaci”, studiuesi Zefi flet për Papën Leoni XIV

Nesti Zefi, studiues i çështjeve fetare, në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, foli për Papa Leonin XIV.
Zefi tha se Leoni është Papa që po rikuperon traditën e mirë të Kishës Katolike me stilin e vet të butë, por dinjitoz.
“Për të dhënë një përshtypje mbi Papa Leonin, mund të them një shprehje: ‘me këtë Papë, kemi dalë në selamet’. Është Papa që po rikuperon traditën e mirë të Kishës Katolike me stilin e vet të butë, por dinjitoz. Në fjalimet që ka mbajtur deri më tani, po projekton nevojën e prezencës katolike në mbarë botën. Është koka që synon që Kisha Katolike të jetë një instrument paqeje dhe dialogu, që nis gjithmonë nga e vërteta. Tani kemi një Papë ndërtues. Njerëzit janë mësuar të kenë një përceptim krejt tjetër, për Kishën Katolike”, tha ai.
Leoni u kurorëzua zyrtarisht, si Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake, gjatë një meshe në ambient të hapur, të dielën e 18 majit.
/rtsh.al/