E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dashura e re e Shkëlzen Berishës

Djali i Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, Shkelzeni, eshtë ndarë nga bashkëshortja e tij, Sadija, më të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, njoftojne mediat shqiptare.

E gjithë Tirana duket sikur e di dhe e ka të qartë emrin dhe fytyrën e bukuroshes më të cilën Shkëlzeni ka ndërtuar një lidhje. Ajo është një figurë e njohur e ekranit, por edhe e botës së modës. Emri i saj është Armina Mevlani, shkruan ''Shekulli'',

E pyetur nëse është ajo vajza më të cilën shoqërohet Shkëlzen Berisha, Mevlani pohon: “Nuk dua ta komentoi këtë situatë dhe kam qëndruar larg medieve për këtë çështje” . E pyetur përsëri nëse e mohon lidhjen me djalin Kryeministrit, ajo thotë: “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flasë ta komentoj për momentin. Nuk di çfarë t’ju them! Kjo është e gjitha çka mund të shprehem”.

Më këto fjalë e shpjegon Armina gjithë thashethemnajën që qarkullon për një lidhje të mundshme të sajën me djalin e Kryeministrit. Ajo që kuptohet  është se 22-vjeçarja nuk do që të flasë për këtë lidhje dhe për jetën e saj private duke dashur të qëndrojë indiferente ndaj këtij interesimi. “Dua të distancohem dhe nuk dua të falas për këtë gjë”-e mbyll ajo kontaktin me gazetën “Shekulli”.

Ajo ka pak më shumë se katër vite që është një figurë e njohur për të gjithë. Mevlani është kurorëzuar si më e bukura e Shqipërisë në vitin 2009. Ajo ishte 18 vjeç kur rrëmbeu kurorën e “Miss Albania 2009”. Shumë shpejt u bë e njohur në rrethet mediatike jo vetëm për faktin që se ishte miss, por edhe sepse ajo sot mban postin e drejtoreshës në një revistë të përmuajshme. Armina ishte vetëm 19 vjeç kur lindi “Harmony”. Dhe këtë vend ia propozuan pikërisht asaj, në ato kohë ajo ishte në vitin e parë të fakultetit dhe studionte filozofi, tashmë e diplomuar.

Partnerja e re e Shkëlzenit, eshte një vit më e vogël se binjakët e bashkeshortes.
45-vjeçarja Sadije Berisha, ka të dy fëmijët binjakë, Muradi dhe Muradije, një vit më të mëdhenj, se mosha e partneres së re të Shkëlzen Berisha, fryt i një martese të mëparshme në SHBA.

Ndërsa dy fëmijët e tjerë, Medina dhe Lajdoni, fryt i lidhjes mes tyre dhe që të gjithë bashkë jetojnë prej disa muajsh në rrethinat e kryeqytetit të Suedisë, Stokholm. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›