E Diel, 1 Nëntor 2026

E dënuar me 10 vite burg në Gjermani për trafik droge, arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar fazën e 85-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, dhe ka vënë në pranga një 19-vjeçare të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

19-vjeçarja rezulton e dënuar me 10 vjet burgim, në Gjermani për krime në fushën e narkotikëve.

Në pranga ka rënë shtetasaj gjermane Maryam Assaf, 19 vjeçe.

Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›