E Diel, 1 Nëntor 2026

E diela në Tiranë, qytetarët drejt pishinave

Aukuadromi i Tiranës vijon të mbetet një nga vendet e preferuara të banorëve të kryeqytetit për të kaluar disa orë argëtuese.
Në pishinat e Tiranës mund të shikohen përveç të rinjve edhe fëmijëve dhe të rritur. Aty mund të gjesh gjithçka që nga lodrat për fëmijë, baret por edhe restorantet për të kakuar një ditë sa më perfekte. Sigurisht ato që u gëzohen më shumë pushimeve dhe ditëve të nxehta janë fëmijët.
Por pas nuk mbeten edhe të rriturit të cilët zgjedhin pishinat për t'ju larguar për disa orë stresit të punës dhe smogut të Tiranës.
Të gjithë pushuesit shprehen se edhe pse kanë planifikuar pushime më të gjata për muajt e verës në vijim, nuk mund të qëndrojnë pa shkuar në pishina pasi, akuadromi është vendi më i afërt për ta ku relaksohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›