E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat italiane për Shqipërinë: Vend me bukuri të rralla

Mediat italiane sugjerojnë Shqipërinë si një destinacion interesant për turistët. Faqja e internetit të "Corriere Della Sera" shkruan se Shqipëria është një vend që fsheh bukuri të rralla, det i kaltër, plazhe të pastra, kështjella, lumenj, male dhe vende arkeologjike.
"Një tjetër aspekt pozitiv, dhe me shumë rëndësi, është se sot, Shqipëria është një vend i sigurt. Shqiptarët janë miqësor, mikpritës dhe gati për të biseduar. Shumë prej tyre e kanë mësuar gjuhën italiane duke parë televizor. Ndërkohë që të rinjtë studiojnë me kënaqësi, së bashku me anglishten", shkruan "Corriere della Sera".
"Një itinerar i mirë verës që kombinon jetën e detit me eksplorimin, që shkon përgjatë rrugës bregdetare, duke filluar nga Vlora (ish-port i kontrabandistëve famëkeq) dhe mbërrin në Sarandë, Rimini i Shqipërisë. Kjo është pjesa që ka gjiret e shumta me rërë dhe gurë, që përshkohen nga ujrat blu të qartë. Anijet në Vlorë apo Durrës, nisen nga Brindisi dhe Ankona. Alternativë tjetër është një fluturim në Tiranë dhe marrja e një makine me qira. Kjo është një ide e mirë për të kaluar disa ditë në kryeqytet, e cila në pak vite, ka ndryshuar fytyrën e saj", thuhet mw tej nw shkrimin e "Corriere Della Sera"
Megjithatë, shkruan "Corriere", kush zgjedhi udhëtimin me varkë, kanë në dispozion portin e jahteve, që është i vetmi i kësaj natyre në vend.
Media italiane vlerëson edhe zgjerimin e rrugëve në Shqipëri, duke përmenduar rrugwn nw Llogara, që e cilëson si një vend që duhet vizituar patjetëe.
"Nëse bëni edhe një ndalësë në Dhërmi, do të gjeni edhe një manastir të lashtë që me siguri do u bëjë përshtyjpje. Keni mundësi të shihni edhe plazhin e Gjipesë i formuar nga përrenjëtë që zbresin nga malet me një rrugë spektakolare", vijon me tej shkrimi.
Pak nga pak ,shkruan gazata do të mbërrini në Himarë, ku gjendet plazhet më të mwdha të bregdetit të Shqipërisë, por edhe nga më të bukurat.
Por nuk mund të lini pa parë as parkun arkeologjik të Butrinit, i cili është madhështor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›