E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E diela shqiptare" ne NATO

Klima qe ka mbizoteruar gjate gjithe ketyre diteve ne kryeqytet eshte pasqyruar diten e djeshme edhe ne programin "E diela shqiptare" ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Hyrja e Shqiperise ne NATO, si anetare me te drejta te barabarta ka shenuar pa diskutim nje ngjarje te rendesishme ne rrugen integruese te vendit. Nje ngjarje, qe natyrisht ka marre vemendjen e duhur, jo vetem nga populli shqiptar, por edhe nga mediat. Dhe brenda kesaj klime, qe ka shoqeruar ne cdo hap samitin e 60-vjetorit te NATOS, ka qendruar dje edhe programi "E diela shqiptare". Emisioni i djeshem ka nisur pikerisht me nje kronike prezantuese te pritjes, qe iu delegacionit shqiptar, pjesemarres ne samit. Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Ministri I Jashtem Lulezim Basha jane pritur me nje ceremoni zyrtare, me mberritjen e tyre ne aeroportin nderkombetar te Rinasit.

Por ndersa ne Tirane kane vijuar aktivitet e shumta, "E diela shqiptare" ka vijuar ne rrjedhen e saj te perhershme, per t'iu rikthyer serish ngjyrave ushtarake vecanerisht ne pjesen e saj te dyte. Ne publik tashme kane qene te ulur oficere dhe ushtarake te reparteve te ndryshme, qe nga kembesoria, marina e deri tek aviacioni. E po keshtu edhe biseda me te ftuarit eshte orientuar drejt hyrjes se vendit tone ne NATO, hapave te realizuar deri ne mberritjen e "ketij stacioni" te rendesishem, per te vijuar me tej me sfidat e reja, qe e presin vendin tone ne te ardhmen, si anetare e Aleances se Atlantikut te Veriut.

Ne nje bisede me prezantuesin Ardit Gjebrea, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka treguar rendesine institucionale, qe ka perfshirja e vendit tone ne nje aleance te tille duke prezantuar edhe disa nga sfidat, qe i paraqiten ushtrise shqiptare pas ketij anetaresimi. Me tej biseda ka vijuar me dy figura te rendesishme ushtarake, shefin e shtabit te Pergjithshem Maksim Malaj dhe me perfaqesuesin e NATO-s, Vasil Dimitrov. Rekrutet e rinj dhe e ardhmja e ushtrise shqiptare tashme edhe permes ushtareve profesioniste kane qene nje tjeter pike ne programin e djeshem.

Shefi i Qendres se Personel Rekrutimit Zihni Goxhaj, ka shpjeguar kete profesion te ri ne ushtrine shqiptare, nderkohe qe vete aplikuesit dhe ushtaret profesioniste kane treguar arsyet, qe i cuan drejt nje vendimi te tille.

Mariza Ikonomi rekrutohet ne ushtri

Ne fillim duket se nuk e kishte menduar shume seriozisht, por me pas gjerat jane bere te verteta, per kengetaren Mariza Ikonomi. Ajo ka qene e ftuar diten e djeshme ne programin "E diela shqiptare" dhe nuk ka mundur t'i shpetoje proves se punes fizike.

Por per Marizen, puna qe duhej te bente ishte pjese e ushtrise, per te qendruar brenda atmosferes. Ajo ka provuar, qe bashke me rekrutet e rinj per te hyre ne ushtrine profesioniste te kaloje provat fizike dhe psikologjike. Por nga sa kemi pare edhe ne kameren e realizuar gjate dites se punes, Mariza nuk e ka pasur shume te lehte, vecanerisht ne stervitjen fizike, ndoshta edhe per shkak te faktit, se ate dite nuk kishte ngrene mengjes. Keshtu, qe serish ka preferuar te marre mikrofonin dhe te kendoje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›