E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java, leku kembim te qendrueshem ndaj valutave

Monedha shqiptare, leku, gjate javes se fundit ka fituar pike ndaj dollarit, nderkohe qe ka qene ne pozita te qendrueshme ndaj euros. Pas forcimit te dollarit para dy javesh, leku nisi te fitoje pike qe nga fundi i javes se kaluar ne kembimet valutore kundrejt dollarit. Ne fundjave rezultoi se leku, kishte fituar 2 pike kundrejt dollarit ne kembimet valutore ne krahasim me fillimin e javes. Nje dollar u ble ne fundjave me 97 leke dhe u shit me 97,5 leke, ndersa ne fillim te javes, blihej me 99 leke dhe shitej 99,5 leke. Leku eshte forcuar edhe kundrejt fundjaves se kaluar, kur nje dollar blihej me 98,4 dhe shitej me 98,9 leke.

Dollari e ka pasur kuoten me te larte ne kembimet valutore ndaj lekut gjate vitit te kaluar ne muajin nentor, kur blihej me 96,7 leke. Nderkohe, monedha shqiptare gjate javes se fundit ka qene ne kuota te qendrueshme ne kembimet valutore ndaj monedhes evropiane, euro. Kete fundjave ne tregun valutor, nje euro blihej me 130,6 leke dhe shitej me 131,1 leke, ndersa ne fillim te javes, blihej me 130,8 leke dhe shitej me 131,3 leke. E njejta gje mund te thuhet edhe per fundjaven e kaluar, kur nje euro blihej me 130,9 leke dhe shitej me 131,4 leke. Edhe ne krahasim me dy jave me pare, leku ka qene ne te njejtat kuota kembimi me euron, pasi blihej me 130,9 leke dhe shitej me 131,4 leke. Ne fillim te vitit nje euro blihej me 123,3 leke dhe shitej me 123,8, nderkohe qe gjate vitit te kaluar, euro e pati kuoten me te larte te kembimit ndaj lekut ne muajin mars, kur blihej me 125,3 leke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›