E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dini rrugën Gjorgj Bushi te Palamenti?

E përditshmja Shqiptarja.Com ka botuar sot, në një lajm të vetin, pamjen e kësaj flete gjobe të policisë rrugore në Tiranë. Vëreni me kujdes shkallën e njohjes së shqipes nga përfaqësuesi me uniformë i shtetit: Aty ku duhet shkruar emri i rrugës ka shkruar “Gjorgj Bushi”; për të lokalizuar zonën ka shkruar “Palamenti”, (pa “r”) aty ku duhet shkruar “Qarkullimi” ka shkarravitur një Q me pikë.

Gazeta ironizon:  “Shqiptarja.com këshillon të gjithë lexuesit që të bëjnë shumë kujdes gjatë qarkullimit me automjetin e tyre në rrugën Gjorgj Bushi në Tiranë që nëse nuk e dini se ku ndodhet, bie diku pranë Palamentit. Kjo sepse funksionarët e Q. Rrugor në këtë zonë, që besohet të jenë të Policisë Rrugore, tregohen tepër të rreptë dhe zbatojnë normat e Kodit të Qarkullimit Rrugor germë më germë. Se cilën germë, varet nga rasti dhe nëse jeni me fat mund të hasni edhe në germën Xh. Në këtë rast interpretimi është i lirë, pasi përpara gjykatësit mund të pretendoni se në Tiranë nuk ekziston një rrugë Gjorgj Bushi dhe aq më pak një vend i quajtur Palamenti”

Do thotë dikush “Hë mo se polic” Po a është vërtet kaq pa rëndësi? Tregon thjesht analfabetizmin e një polici, apo shumë më tepër se kaq?

http://respublica.al/artikuj/2012/08/03/e-dini-rrugen-gjorgj-bushi-te-palamenti

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›