E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajri i kondicionuar për reliket e Skënderbeut do na kushtojë 200 mijë dollarë

Gazeta Shqiptarja.com zbulon në kryeartikullin e sotëm se ekspozimi i relikeve të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë do ti kushtojë shtrenjtë qeverisë shqiptare.

Vetëm krijimi i ajrit të kondicionuar do të kushtojë rreth 200 mijë dollarë. Sipas drejtorit të Muzeut Luan Malltezi, këto janë kushtet që kanë kërkuar austriakët për sjelljen e tyre nga muzeu i Vjenës.

Iniciator dhe negociator për këtë ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha, i cili ka ftuar me këtë rast austriakët që të marrin pjesë në festimet për 100-vjetorin e pavarësisë sonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›