E drejta TV, FSHF do me teper se 1,3 mln euro
Jeton Selimi
Federata Shqiptare e Futbollit ka shtyre me disa dite ankandin e parashikuar te zhvillohej kete fundviti per shitjen e te drejtes televizive te ndeshjeve te Kombetares kuqezi. Ne njoftimin e pare, pritej qe gjithcka te merrte forme te prere pak dite para fundit te vitit, por, me sa duket, nevoja per te studiuar tregun dhe per te perfituar dicka me teper sesa 1,3 milione euro qe i jane ofruar momentalisht FSHF-se, ka sjelle kete levizje
“E drejta televizive per ndeshjet e Kombetares sone, sipas te gjitha gjasave, do te shitet ne janar. Vendimi i marre se fundmi nga Komiteti Ekzekutiv i Federates ka per qellim te studioje tregun me imtesi. Ne jemi te interesuar per te perfituar sa me shume para nga e drejta TV. Besojme se pas dates 6 janar, date qe perkon edhe me hedhjen e shortit ne Kopenhage, do te startoje ankandi per te drejten televizive”, ka deklaruar dje zedhenesi per shtyp i FSHF-se, Lysien Nurishmi. Sipas tij, gjithcka behet per te perfituar sa me shume para, por, njekohesisht, kjo mund te jete edhe nje thike me dy presa, sepse oferta mund te bjere.
Aktualisht, vlera e kuqezinjve ne tregun televiziv shkon ne 1,3 milione euro, cka do te thote shume me pak sesa nje edicion eliminator me pare, ku federata ka futur ne arkat e saj gati 3 milione euro. Kjo shume eshte e paarritshme, pare edhe kundershtaret qe ka ne grup Shqiperia (mungojne ekipet me popullsi te madhe si Gjermania, Anglia apo Italia), qe perkthehet me pak para te arketuara. Por, shpresat e krereve te FSHF-se jane qe te arrihet se paku nje shifer prej 2 milione euro, qe do te ishte vertet e kenaqshme dhe do te garantonte financat e federates.