Ikona te restauruara ne Muzeun Historik
Holli i Muzeut Historik Kombetar per pak dite do te pershendese vizitoret e tij me nje miniekspozite ikonash. Ato jane te gjitha te restauruara nga punonjesit e Institutit te Monumenteve te Kultures, e krahas ekspozimit te tyre qe te gjithe vizitoret mund t’i shohin, nepermjet fotografive eshte percjelle edhe procesi i punes per restaurimin nga specialiste te IMK-se. Ne nje ceremoni te thjeshte, kjo ekspozite u cel paraditen e djeshme ne muze. Ne nje kohe kur kane kaluar vetem pak dite nga ceremonia e perurimit te godines se re te IMK-se. Dite ne te cilen u shenua edhe celja e dyerve te Shkolles se Restaurimit, e cila eshte mundesuar nga qeveria italiane, nga nje fond i dhene prej saj.