E dua policinë sa gjysmën e asaj britanike
Edhe kaq ndoshta po këkoj shumë?! Por meqënëse, Saimiri, besoj me sinqeritet, kërkon mendime, po i sugjeroj disa nga ajo Polici që e njoh më mirë në kapacitet profesional freelance gjatë këtyre dy dekadave në Londër, por mbi të gjitha mbrohem prej saj si qytetar dhe shtetas anglez.
Polica britanike jam i sigurt se Ministri do të duhet ta di, që është e para dhe ndër të paktat në botë, për të mos thënë ndër të vetmet në botë, pasi në Evropë po se po, që është e paarmatosur.
Asnjë polic anglez nuk e sheh nëpër rrugë me armë në brez, ndryshe nga forcat policore të kontinetit.
Një radio komunikimi, një palë pranga, ndonjë spray dhe një bllok shënimesh, diku edhe ndonjë shkop gome; kjo është rekuizita e policit britanik.
Por, duke qënë se minsitri i ri ka formim juridik, elementi më spikatës i policisë britanike ëshëe formimi absolut jurdik i policëve që nga më i thjeshti e deri tek Krye-Inspektori.
Janë policë që përvec arrestimit cojnë deri në dyert e gjykatave në seancën e parë e më pas, përmes procedurës policore keqbërësit, duke bërë hetimet paraprake, shoqërimin në stacionet e policisë, administrimin e procedurave të parandalimit dhe dhënies së të drejtave cdo të arrestuari, dhe mbi të gjitha marrjen në pyetje të cdo të arrestuari, i cili ka përballë oficerëve të policisë, në krah avokatin nëse e dëshiron, një të rritur nëse është nën moshë i ndaluari, dhe një përkthyes nëse nuk flet anglisht.
Formimi juridik i tyre është i atillë që do të përballet me cdo finesë dhe marifet ligjor të avokatëve që kanë mbaruar universitete. Dhe meqë jemi tek universitetet, shumica e Policëve janë me larsim të larte dhe kanë kaluar në mënyrë të detyrueshme përmes Akademive Policore, në kurse gjashtë mujore e sipër.
Janë policë njerëzor, të sjellshëm dhe tejet të komunikueshëm mbi të gjitha, aq edhe të rreptë në mos bërrjen e kompromisit me shkeljen e ligjit.
Janë normalisht pjesë e një kombi të kulturuar që i ka dhënë dhe i jep civilizimit botëror dhe normalisht nuk mund të jenë poshtë nivelit, etikës dhe edukatës apo kominikimit të qytetëruar.
Janë policë që normalisht janë të moshave të reja, por jo domosdoshmërisht, dhe që përgjithësisht, kanë një paraqitje fizike mjafte impresionuese, djem e vajza, thuajse në mënyrë të barabartë në numër, dhe me fizik të që barku nuk i pengon të shikojnë majën e këpucëve.
Janë të paisur me sisteme komunikimi nga më modernet dhe mobilitet dhe prezencë fizike mjaft të dukshme nëpër rrugët e qyteteve dhe të gjendshëm brënda minuatash në vëndin e krimit.
Të asistuar padyshim nga një sistem mjaft modern kamerash me qark të shkurtër nëpër rrugë, ambjente publike, nyje trafiku apo transporti apo qëndra biznesesh dhe shopingu, pro edhe nga një publik që është denoncuesi më i madh i krimit përmes numrit telefonik 999.
Policët anglez apo britanik më saktë, janë ata që të krijojnë sa herë i sheh ndjenjën e bukur e të fuqishme, sa qetësuese por edhe të respektit për ta, por edhe të sigurisë maksimale, që janë mbi të gjitha të pakorruptueshëm, krahasuar me shumë homologë të tyre në ndonjë vënd mesdhetar.
Pikërisht se janë të tillë e kapin lepurin me qerë, apo edhe maje kalit.
Polica e shtetit është një koncept shumë i gjërë që ka dhe përfshin shumë elemente përbërëse, por nëse duam ti përngjajmë sadopak asaj britanikes, që njoh më shumë, ndryshimi do të duhet të filloj nga cilësia e arsimimit të tyre, dhe përzgjedhja, por edhe monitorimi i punës së tyre mbi kritere absolutisht profesionale.
Ky institucion do të duhet të jetë tërheqës për të rinjtë e të rejat shqiptare që të mos e shohin punësimin në të si dicka fyese , dhe objekt barsaletash për shkak të nivelit kulturor, por si një vënd të nderuar dhe të shpërbyler.
Polica shqiptare do të duhet të reflektoj edhe barazinë gjinore në vënd, aq më tepër që edhe qeveria është plot më femra tashmë, ndaj lipset që ajo të shtoj akoma më shumë numrin e tyre, pasi psikologjikisht ndikon tejmase në zbutjen e krimit dhe në publik, për të mos folur që na bën të dukemi më normal dhe më evropian si shtet dhe jo si një shoqëri predominueshëm, maskiliste.
Polica do të duhet të jetë një sektor i shtetit, që jo vetëm të jetë dhe ndihet i mbështetur dhe e vlerësuar, por edhe ajo forcë e rendit dhe ligjit, ku djem e vajza shqiptare të fisshëm dhe me fizik, të jenë vitrina e parë me shtetin dhe Shqipërinë.
Padyshim, nëse do e duam një Polici Shteti ndryshe, dhe më profesionale, kriteri intelektual dhe arismor, nëse ka mundësi të gjithë me shkollë të lartë, do të jetë idealja, dhe mbi të gjitha me formim juridik dhe kulturë të spikatur komunikimi me publikun.
Nëse do të mund të bëhet gjysma ose minimalisht të hidhen bazat për një forcë policore sikurse apo e ngjashme si kjo e vëndit tim të dytë, do ju hiqja kapelen, Saimir.
Historia e largme, por edhe e sotmja shqiptare ofron mundësira dhe raste përvojash britanike.
E tillë ishte asistenca angleze në këtë fushë për xhandarmarinë e Mbretit Zog, dhe për hir të së vërtetës kudo në botë që kanë qënë të pranishëm anglezët, kanë lënë pas elementët bazë të shtetit, një prej të cilave është edhe Policia.
Por duke qënë se qeveria e ardhshme, po kërkon ndihmën e konsulencën e Blerit, jam i sigurt që edhe në këtë fushë ai dhe lidhjet e tij mund ti vine në ndihmë Shqipërisë.
Edhe kjo policie britanike nuk e arriti këtë nivel brënda ditës, andaj edhe ajo shqiptare dhe e cdo vëndi tjetër i nivelit tonë, nuk ka për ta arritur atë shumë shpejt, por nëse ka vullnet dhe dëshirë të sinqertë për të bërë shtet me të gjithë elementët, gjënden mënyrat dhe eksperiencat, ndër to edhe këshillat që kërkon Ministri i ri, ashtu edhe sugjerimet që i ofrohen nga të gjithë ata që dinë dhe duan.
Në fund të fundit, Policia shqiptare do të jetë reflektim i shoqërisë së sotme shqiptare, dhe pikërisht sepse nuk është egzemplare, apo version më i mirë i saj, e bën më të vështirë dhe sfiduese, sfidën e perfeksionimit të saj.
