E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse vriten njerëzit?

anxhela-pezaNga Anxhela Peza

Çfarë e shtyn popullin shqiptar për vrasje në mes të mes të qytetit, vrasje në plazh, vëllai vret të vëllanë për çështje prone, burri vret gruan për motive xhelozie, e pra dilemat dhe reflektimet e brendshme ndodhin tek gjithsecili prej nesh për të ditur këtë arsyen e fortë që i shtyn njerëzit të vrasin njeri- tjetrin. Ku këto vrasje po marrin edhe jetë  të rastësishme, pa qenë pjesë e ndonjë konflikti apo njohje me vrasësin. Deri në çpikë është e rrezikuar jeta jonë ? Edhe ne pa e ditur mund të jemi ulur në një kafe me dikë që kërkon të vrasë në mes të ditës. Po edhe ky kaos vdekjesh i ka disa shkaqe.

Në ligjin e xhunglës fiton ai që është më i forti. Këtu po ndodh e njëjta gjë, dikush me kallashnikov në cilindo orar merr guximin për të marrë jetë. A nuk është ligji rregullatori tek njerëzit që nuk përplasen me njëri tjetrin se ka një ligj që i sqaron konfliktet. Një ndëshkim tepër i madh, mbase do i sensibilizonte më shumë. E rëndësishme është zhdukja e fenomenit, ndaj kanë peshë vitet e dënimit.

Armë-mbajtjet pa leje janë pikërisht këto mjete vdekjeprurëse që ndodhen pranë në momente të një zemërimi të lartë dhe agresiviteti. Arma i jep fund inatit të individit. Shumë njerëz kanë psikoza të fshehura, që vjen një moment gjatë jetës së tyre lulëzojnë, me anë të dhunës e më pas kur kjo kombinohet me armë  vijnë vrasjet që ne shpesh shikojmë dhe dëgjojmë.

Modelet me të cilat bombardohemi gjithë kohës nga mediat elektronike dhe e shkruar dhe vendi ku jetojmë, ndikon në psikologjinë tona të brendshme. Ezaurojmë një bisedë, ku fjalori ynë përmban fjalë ta kap ta rraf ta vras fare po e pashë do ta zhduk ti pres këmbët, gjuhën fjalë që shprehin destruktivitetin që ekziston brenda njeriut.  Atë që ne na karakterizon si popull. Nuk duhet të mohojmë faktin se kur dëgjojmë motivet e vrasjeve, dëgjojmë njëkohësisht tek thuhet: mirë ja ka bërë, i lumtë dora, i ka ardhur hakut e të tjera të ngjashme me këto.

Opinioni i të tjerëve gjithmonë ka ndikuar tek opinioni personal i yni. E sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e nderit. Në shumicën e rasteve tradhëtit bashkëshortore përfundojnë në vrasje, mos respekti ndaj familjes së burrit, zbatimi i përpiktë i traditave dhe zakoneve, kur këto të fundit konfliktohen me emancipimin e kohës.

Abuzimet me fjalën kanun, dhe një stimul i rrënjosur që vjen prej tij. Nëse dekata më parë kanuni funksiononte për rastet e gjakmarrjes, ne tani dhe hakmarrjen për probleme të ndryshme e kthejmë në gjakmarrje.

Ne jemi në ditë shumë të nxehta vere dhe kjo gjë ndikon shumë në sistemin nervor, siç është stresi i mbi ngarkuar, suportimi i vapës së lodhshme, ku kjo ndikon në humbjen e shpejtë të durimit dhe agresivitetin e njeriut.

Për tu sensibilizuar të gjithë pikësëpari të jemi vetë ne që denoncojmë personat që kanë armë mbajtje pa leje, konfliktet e ashpra që jemi në djeni, apo kur ndihemi të kërcënuar nga dikush i afërm apo i huaj. Ti sugjerojmë rastet nëpër specialistët përkatës apo tek zyrat e ndërmjetësimit. Duhet të fillojmë ti bëjmë ne të parët ku të mund të shmangim tragjedi dhe të kontribuojmë në disiplinën e vendit tonë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›