E dua titullin "Miss Zvicra" të ndihmojë të sëmurët

“Asnjëra nga kandidatet për Mis Zvicranuk është më e familjarizuar me kurorat (kurorat e dhëmbëve, mbase) se ajo. Për këtë arsye, studentja e stomatologjisë, Heidi Lushtaku nga Cugy (Vaud) synon që më 8 qershor të garojë për të trashëguar kurorën nga bartësja zyrtare e titullit, Alina Buchacher.
“Unë dëshiroj të bëhem misi i ardhshëm dhe të kujdesem për fëmijët e sëmurë. Miset nuk janë vetëm për të pozuar para aparateve”, thotë Heidi.
Kosovarja 22 vjeçe punon katër ditë në javë në ordinancën stomatologjike të mjekut Bogomil Stoykov, në Luasanne, shkruan blick.ch., transmeton portali Albinfo.
“Unë i sterilizoj instrumentet, e dezinfektoj karrigen stomatologjike dhe e ndihmoj mjekun”, thotë ajo. Ndonjëherë madje gjen shprehje edhe përvoja ime si kandidate për mis. Së fundi mu desh t`ia hiqja frikën nga dentisti një pacienti. Ai nuk pranonte të trajtohej”, kujton Heidi.
Por, e pyetur nëse ndonjë pacient deri më tash është dashuruar në të, Heidi, e cila është ende beqare, thotë: “Jo. Së paku asnjëri nuk ma ka thënë”. Dhe, kjo nuk i duket edhe keq asaj. “Deri në mbrëmjen e zgjedhjes mis unë edhe ashtu jam e fokusuar vetëm te kurora”./Indeksonline/