E Diel, 1 Nëntor 2026

E ëma e fëmijës së Ronaldos, një kamariere

Për tabloidin britanik “Sunday Mirror” e ëma e fëmijës së Kristiano Ronaldos është një kamariere amerikane.

Tabloidi nuk bën publik emrin e kamarieres, por shkruan se Ronaldo dhe mamaja misterioze e fëmijës së tij u takuan verën e shkuar në Los Angeles ku kanë patur një “aventurë” të shkurtër.

Portugezi pas lindjes së foshnjës kërkoi nënshtrimin e testeve të ADN-së për të verifikuar atësinë. Testimi u realizua në kohën kur lojtari i Real Madrid ndodhej ende me kombëtaren e tij në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Menjëherë Ronaldo ra dakord me amerikanen që fëmija të rritej nën kujdesin ekskluziv të tij në shkëmbim të 12 milionë eurove për mamanë e foshnjës. /tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›