E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ciara dëshiron t’i vazhdojë studimet

Këngëtarja amerikane Ciara, e cila filloi karrierën e saj që nga mosha 16 vjeçare, thotë se ambiciet e saja janë që t’i mbaroj studimet.

“Unë jam e lumtur që kam ndërprerë studimet për shkak se kam arritur një karrierë shumë të suksesshme. Por kjo nuk do të thotë që nuk dëshiroj t’i vazhdoj studimet, unë një ditë do t’i arrij të gjitha”, ka thënë Ciara.

Këngëtarja Ciara,e cila aktualisht është beqare, ka pranuar se në të ardhmen dëshiron të krijojë familjen e saj.

“Sigurisht që dua t’i kem fëmijët e mi, do të ndihesha shumë e bekuar. Por nuk e di nëse ende jam gati të heqë dorë nga muzika dhe karriera ime”, ka thënë ajo për revistën Bang.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›