E Diel, 1 Nëntor 2026

E enjte 13 nëntor, kushte atmosferike të qëndrueshme

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare.

Era do të fryrë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare në jug pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/20 Diell
Kukës 5/19 Diell
Lezhë 8/19 Diell
Dibër 3/16 Diell
Durrës 7/23 Diell
Tiranë 8/23 Diell
Elbasan 6/23 Diell
Berat 4/22 Diell
Vlorë 8/22 Diell
Korçë 4/16 Diell
Gjirokastër 4/21 Diell
Sarandë 8/22 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›