E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gonxhja: Shqipëria, aktor në dialogun global për zhvillimin e turizmit

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në tryezën botërore të turizmit, në Samitin Tourise, mbajtur në Riad (Arabia Saudite).

Në Samitin Tourise u bënë bashkë ministra, drejtues të agjencive ndërkombëtare, përfaqësues të sektorit privat dhe institucioneve kryesore të investimeve globale, ekspertë e drejtues kryesorë organizatash nga rajoni e bota.

Ata diskutuan për të përcaktuar një agjendë të përbashkët për zhvillimin dhe të ardhmen e turizmit botëror.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë platformë përfaqëson një moment të rëndësishëm diplomatik dhe strategjik, duke e pozicionuar vendin tonë si një aktor në dialogun global për zhvillimin e turizmit me vlerë, të qëndrueshëm, të koordinuar dhe gjithëpërfshirës”, u shpreh ministri Gonxhja, përmes një statusi në rrjetet sociale.

Gonxhja bashkëbisedoi dhe referoi në diskutime të cilat u fokusuan në trendet transformuese të industrisë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe partneritetet ndërsektoriale, me qëllim përcaktimin e një agjende të përbashkët për të ardhmen e turizmit botëror dhe bashkëveprimin sektorial.

1 nga 5

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›