E Diel, 1 Nëntor 2026

E godet plumbi në kokë, luan futboll 90 minuta

Një ngjarje tronditëse është publikuar në mediat boshnjake. Rasti tronditës ka ndodhur në Bosnje në një ndeshje futbolli. Në një ndeshje mes dy skuadrave amatore, portieri 51 vjeçar, Dushko Krtalica e kreu punën e tij për 90 minuta edhe pse atë e goditi plumbi në kokë.

Krtalica u godit nga një plumb qorr gjersa ai nuk e kishte hetuar këtë goditje. Menjëherë pas ndeshjes krahu i tij ishte mpirë, nuk ka mundur të flasë, ka patur dhimbje koke dhe ka filluar të humbasë vetëdijen.

Pas kësaj ai është dërguar në spital. Pasi i është bërë rrezatimi në kokë, në kokën e portierit boshnjak u gjend një plumb.

Sipas policisë boshnjake, goditja ka ardhur nga disa dasmorë të cilët kishin darsëm afër fushës dhe kishin gjuajtur me armë.
Jeta e Dushka Krtalica thuhet të jetë jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›