Pique, Barcës: Kujdes me Alcantarën

Gerard Pique ka deklaruar se Barcelona duhet të ketë kujdes me të ardhmen e Thiago Alcantarës. Paraqitja fantastike e Alcantaras në finalen e Kampionatit Evropian për moshat U21, ka bërë që Pique të flet për talentin spanjoll.
"Alcantara është një nga talentët më të mëdhenjë në Evropë. Barcelona duhet të jetë e kujdesshme të vendosë për të ardhmen e tij. Skuadra duhet të bindë Thiagon për të qëndruar. Ai është e ardhmja e skuadrës tonë" deklaroi Pique./Indeksonline/