E godet rrufeja vdes 68-vjecari
Nje 68-vjecar ka humbur jeten mengjesin e djeshem ne rrethin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Hoxhare e Vjeter te ketij rrethi. 68-vjecari ka mbetur i vdekur ne vend pasi eshte goditur nga rrufeja. Sipas policise viktima eshte Bektash Vrenozi. 68-vjecari Vrenozi ka qene ne are me bagetite nderkohe qe eshte goditur papritur nga nje rrufe. Vrenozi eshte transportuar drejt spitalit rajonal te Fierit nga deshmitaret e rastit por nuk ka mundur te mbijetoje per shkak te djegieve te renda qe ka pasur ne trup.